Gërdeci, dëshmonekonomistja: Në fabrikëpunohej në të zezë
TIRANE-“Nga 160 punonjës, vetëm 3- 37 prej tyre ishin të siguar, ndërsa pjesa tjetër punonte në të zezë në fabrikën e tmerrit, shpërthimi i së cilës më 15 mars 2008 i mori jetën 26 personave dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.” Dëshmia u deklarua sot në seancën gjyqësore të radhës ndaj 29 të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Para togave të zeza të gjykatës së Tiranës dëshmoi sot ekonomistja e kompanisë Alba Demil, Valbona Lloha.
Ekonomistja dëshmoi dhe fakte të tjera të rëndësishme për aktivitetin e kompanisë dhe presidentit të saj Mihal Delijorgji. Sipas saj dy ditë pasi kishte ndodhur shpërthimi, më 17 mars 2008, në cilësinë e ekonomistes kishte derdhur në llogari të kompanisë MEICO një shumë prej 400 mijë dollarësh, të cilat sipas saj ishte shuma që Alba demil i detyrohej MEICOS për blerjen e fishekëve që më pas demontoheshin në Gërdec. Sipas dëshmitares shuma kishte mbetur e palikuiduar që në 2007-tën. Për tju shmangur penaliteve të tjera Delijorgji ka derdhur këtë shumë me qëllim mbylljen e të gjitha likuiditetet dhe detyrimet si ndaj Meico-s dhe institucioneve të tjera shtetërore. Ekonomistja nuk ka mundur të mbyllte likuiditetet me kompanitë e sigurimeve për punonjësit pasi nuk është lejuar nga oficerët gjyqësor.
(s.g/BalkanWeb)