Sot miqësorja, të rejat e Kombëtares së Hanit
Shqipëria do të luajë sot kundër Polonisë me dyshen Bogdani-Salihi në sulm.
Jetmir Halilaj
Trajneri i Kombëtares shqiptare ka vendosur të lërë në stol sulmuesin Edmond Kapllani. Pas seancës stërvitore të paradites, tekniku holandez ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me futbollistët dhe u ka komunikuar atyre edhe 11-shin që do ta nisë si titullarë miqësoren e sotme. Ndeshja e sotme do të jetë testi i parë për Ari Hanin në krye të përfaqësueses kuqezi.
Formacioni
Surpriza nis që nga porta, pasi kuadrati kuqezi do të mbrohet nga Isli Hidi, ndërsa Arjan Beqaj do ta nisë nga stoli. Në mbrojtje Ari Han ka preferuar Armend Dallkun e Debatik Currin në qendër, në të djathë do të luajë Andi Lila, ndërsa në të majtë, Kristi Vangjeli. Reparti i tërhequr është ai që ka më tepër nevojë për t’u konsoliduar dhe nëse katërshja e prapavijës do ta kalojë me sukses provën e nesërme, ka shumë gjasa që Curri e Dallku të përbëjnë dyshen qendrore për gjithë edicionin e ardhshëm. Paulin Dhëmbi, i cili ishte një alternativë për të zëvendësuar Nevil Deden, do ta nisë nga stoli i rezervave. Në mesfushë do të luhet në formë rombi. Cana e Lala do të jenë të vendosur para mbrojtjes dhe qëllimi i tyre do të jetë jo vetëm shkatërrimi i aksioneve sulmuese të kundërshtarit, por edhe ndërtimi i aksioneve të kuqezinjve. Klodian Duro do të luajë në të majtë të repartit qendror, ndërsa Skela do të luajë në të djathtë. Qëllimi i tyre do të jetë furnizimi me asiste për dyshen sulmuese Bogdani-Salihi. Kjo është hera e dytë që të dy këta futbollistë (qendërsulmues të mirëfilltë) e nisin si titullarë ndeshjen, pas takimit kundër Bullgarisë në tetorin e kaluar.
Tifozët
Ndeshja do të luhet në impiantin “Kreuzeitche Stadion” në Rojtlinger dhe do të fillojë në orën 20.30. Për këtë ndeshje ka pasur një interesim të konsiderueshëm nga shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër. Burime pranë stafit të përfaqësueses shqiptare, kanë bërë të ditur se nesër mund të jenë në stadium më shumë se 300 tifozë shqiptarë, të cilët do mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Stadiumi i qytetit të Rojtlinger ka një kapacitet prej 15.228 vendesh të ulura, ndonëse përbëhet vetëm nga dy tribuna kryesore. Në këtë impiant i zhvillon ndeshjet skuadra lokale SSV Rojtlinger. Ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Polonisë pritet që ta ndjekin nga afër disa menaxherë të skuadrave të njohura gjermane. Në qendër të vëmendjes do të jenë edhe disa futbollistë shqiptarë.