“Ushtria jashtë Napolit”
Në Napoli kanë qëndruar edhe dje barrikadat e policisë përpara një pike grumbullimi plehrash, ndërkohë që protestuesit që një ditë më parë u përleshën dhunshëm me policinë, tashmë
duken më të qetësuar pas fillimit të bisedimeve të qeverisë. Të dielën 3 persona u arrestuan, ndërsa 12 u plagosën pas përleshjeve të dhunshme me policinë. Problemi i hedhjes së mijëra tonë plehra në Napoli është acaruar shumë muajt e fundit, ndërsa Italia vuan nga mungesa e krematorëve prej 14-vitesh. Sipas vendimit të Berluskonit javën e kaluar, 10 pikat e reja të grumbullimit të plehrave u deklaruan zona ushtarake dhe ruhen nga ushtria. Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni e vlerësoi si të panevojshme ndërhyrjen e ushtrisë në Napoli, duke u mjaftuar vetëm me policinë.