Veprat e realizmit socialist nxirren nga magazinat e Durrësit
Duket se veprat e epokës komuniste janë të “dënuara me vdekje”.
Durrës/ Oerd Ulqini
Prej vitesh, veç emrit ato heshtin mes magazinash të pafundme në numër, por të shkatërruara nga lagështira. Veç pluhurit të harresës, këto vepra prej vitesh nuk shohin dritë në ekspozita, e aq më tepër nuk shohin duar që t’i restaurojnë. Janë jo pak, por mbi 1400 piktura dhe skulptura, të cilat paraqesin tematika të ndryshme, tematika që marrin frymëzim nga ushtria popullore, klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste apo çështja e revolucionit proletar mbi borgjezinë, të cilat së shpejti do të thyejnë tabutë mbi artin e periudhës moniste. Janë të shumta në numër, po aq edhe të hershme. I përkasin periudhës nga vitet 1950-1980. Autorët janë të ndryshëm dhe të njohur. Por për to nuk kujdeset më askush. Këto punime kanë qenë pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Durrësit, në kohën e shtetit monist, kur nuk lejohej asnjë art tjetër veç atij të “realizmit socialist”. Pas vitit 1992 ato u hodhën dhe u depozituan sikur të ishin sende pa vlerë në magazinën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”. Ruajtja e tyre në kushte jo të përshtatshme ka revoltuar vetëm autorët e tyre dhe jo publikun. Por së shpejti edhe këto vepra do të trajtohen njësoj si të tjerat.
Ekspozita me
“veprat e ndaluara”
Pavarësisht se i përkasin rrymës së “realizmit socialist” edhe këto vepra në pikturë dhe skulpturë do të prezantohen shumë shpejt në një ekspozitë, të parën e këtij lloji në Durrës që nga epoka e pluralizmit. Bëhet fjalë për kohën e vjeshtës, ku do të çelet edhe ekspozita më e madhe me punime të realizmit socialist, të cilat nxirren pas 18 vjetësh në dritë. Drejtori i pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, Melsi Labi, merr guximin t’i servirë publikut “realizmin socialist”, një art, i cili që nga viti 1991 konsiderohet në Durrës si “i ndaluar”. Ai argumenton se “arti nuk duhet parë me emocionet e politikës”. Nga ky këndvështrim edhe rihapja e ekspozitës mbi “realizmin socialist” duhet parë si një pjesë e historisë dhe e artit shqiptar. “Unë nuk kam emocion ndaj asnjë sistemi politik. Do të bëj detyrën time duke i ekspozuar ato punime, të cilat në mënyrë të pamohueshme janë pjesë e historisë së artit shqiptar”, u shpreh Labi. Ekspozimi i tyre përpara publikut pritet të jetë “favori i fundit” që po i bëhet këtyre pikturave, por njëkohësisht do të jetë edhe fillimi i strategjisë për të shpëtuar 1400 pikturave e skulpturave gati gjysmëshekullore. “Ato do të ekspozohen në mjediset e Pallatit të Kulturës, në Muzeun Etnografik dhe në Muzeun e Dëshmorëve gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2008”, tha Labi.
Dëmtimet që pësuan
pikturat në magazina
Por shumë prej këtyre punimeve kanë pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e veprimit të pluhurit dhe të lagështirës. Këto punime ishin pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Durrësit, në kohën e shtetit monist, kur nuk lejohej asnjë art tjetër veç atij të “realizmit socialist”. Pas vitit ‘92 ato u hodhën dhe u depozituan sikur të ishin sende pa vlerë në magazinë. Tashmë, Labi merr guximin t’ia rikthejë ato punime jo vetëm shikuesit nostalgjik, por edhe një publiku shumë më të gjerë. “Do të jetë artdashësi ai që do ta mirëpresë ose jo këtë nismë. Sidoqoftë ato e meritojnë një ekspozim masiv përpara se të dëmtohen akoma më shumë”, tha drejtori i pallatit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.