Kina dërgon ushtrinë për 700 000 të kërcënuarit
Kina ka dërguar ushtrinë dhe policinë për të parandaluar përmbytjet që kërcënojnë më shumë se 700 000 të mbijetuar të tërmetit më vdekjeprurës në këtë vend në 32 vitet e fundit.
Parashikimet e motit flasin për afrimin e stuhive në zonën e tërmetit. Inxhinierë ushtarakë me dinamit kanë mbërritur në vendet e liqeneve të krijuara nga rrëshqitjet e dheut, të cilat shtrihen 3.2 kilometra nga Tangjiashan në Beiçuan, sipas agjencisë së lajmeve “Xinhua”. Në këtë zonë kanë mbërritur edhe helikopterë që kanë hedhur ekipe shpëtimi dhe pajisje. “Liqeni është një nga 34 rreziqet në Sichuan”, tha Jingping, zv/ministër i burimeve ujore duke shtuar se “Ndërsa liqenet janë nën kontroll ekziston një rrezik i madh nga përmbytjet”. Për komunitetet që jetojnë pranë 19 liqeneve të krijuara po përgatiten plane evakuimi. Sipas ministrisë ujore të Kinës, 69 rezervuarë janë në rrezik të menjëhershëm shpërthimi dhe po merren masa për të përballuar pasojat. Tangjiashan është liqeni më i rrezikshëm, pasi niveli i ujit aty është rritur 2 metra. Ushtarët do të përpiqen të shpërthejnë barrierat e tij të tokës për të kaluar ujin. Dje dhe sot sipas meteorologëve kinezë, zona do të “sulmohet” nga erëra të forta dhe stuhi shiu. Qeveria kineze ka premtuar se do të ndërtojë 15 milionë shtëpi të përkohshme për të mbijetuarit e tërmetit.