Gerdeci dhe drejtesia

Procesi gjyqesor i Gerdecit do te mbahet mend ne Shqiperi. Jo vetem se zgjati tre vjet pati 150 seanca gjyqesore se asnje nga te pandehurit kryesore nuk ndodhej ne salle e gjyqit kur u dha pretenca por ne shtepi apo spital. Por edhe sepse 26 te vraret dhe perfshirja e emrit te nje zyrtari te larte anetar i qeverise Berisha ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu sot Minister i Mjedisit ne hetimet e para e bene kete proces gjyqesor te shihet si prove nese Drejtesia ne Shqiperi eshte e pavarur nga politika pra nese eshte profesioniste.
Kete prove Prokuroria e Tiranes kerkoi ta kaperceje javen e kaluar duke dhene tre denime me burgim te perjetshem per Ylli Pinarin ish drejtor i kompanise shteterore per shitblerjen e armeve MEICO Military Export Import Company Mihal Delijorgjin ish pronari shqiptar i kompanise Albademil qe realizonte demontimin e stokut sovjeto-kinezo-shqiptar te municioneve dhe Dritan Minxollin kryekontrollor te punishtes se Gerdecit. Akuza ndaj tyre eshte vrasje te kryer ne bashkepunim kunder 26 personave dhe ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave te tjere.
Denimet e 25 te pandehurve te tjere variojne nga 23 deri ne 1 vit burg ne nje total prej 1325 vitesh. Por keto denime duket se nuk perligjen pritshmerite e familiareve te viktimave te Gerdecit. Edhe pse asnje denim sado i rende nuk mund tu riktheje te dashurit e tyre te vrare nga shperthimi. Zamira Durda banore ne Gerdec nena e nje djali 7-vjecar qe gjeti vdekjen nga shperthimi eshte e pakenaqur me denimetBurgim te perjetshem per te gjithe. Me shperdorimin e detyres se tyre e pesuam ne thote ajo.
Shperdorimin e detyres si pasoje e pjesemarrjes ne afera korruptive dhe perfitime te paligjshme e nxorren ne drite fakte deshmi ne hetimet qe zgjaten tre vjet. Faktet flasin se ne Gerdec grumbullohej nga gjithe Shqiperia municion per tu asgjesuar. Metali dhe lenda plasese blehej nga kompania amerikane Southern Ammunition Company ku kompania e nenkontraktuar per te bere demontimin Albademil ishte ortake me kete kompani amerikane me 25 te aksioneve. Deshmite e te mbijetuarve ne Gerdec treguan se papunesia e madhe dhe varferia e skajshme i detyronte te pranonin punen ne kushte shume te rrezikshme pa asnje mbrojtje teknike me nje page shume te ulet dhe te pasiguruar.
Te pafajshem apo fajtore Dyshimet per korrupsion tek zyrtaret e larte dhe imuniteti i tyre
A duhej te ishin 28 te pandehurit te vetmit qe u hetuan dhe per te cilet prokuroria i kerkon Gjykates se Tiranes 3 denime me burgim te perjetshem dhe 132 vite burg per 25 te pandehur te tjere Opinioni i juristeve te pavarur i pergjigjet me jo kesaj pyetjeje. Sipas tyre te 28-et jane persona qe zbatuan vendime. Krahas tyre perballe drejtesise duhet te ishin vene edhe ata qe i moren vendimet vendimin per demontimin e municioneve ne Gerdec shitjen e metalit dhe lendes plasese kompanise amerikane dhe riblerjen po nga kjo kompania me cmim 2 me te larte se ai i shitjes. Prokuroria nisi hetimet ndaj ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu por nje vendim i Gjykates e Larte i nderpreu ato. Mediu qe kishte dhene doreheqjen dy dite pas shperthimit si nje gjest moral dhe me pas kishte pranuar heqjen e imunitetet per ti hapur rruge hetimeve e rifitoi mandatin e deputetit ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es dhe bashke me te edhe postin e Ministrit te Mjedisit. Pas kesaj Prokurori ai kishte duart e lidhura per te bere hetime ndaj nje deputeti. Me vendim te Gjykates se Larte hetimet e nisura ndaj Mediut u nderprene.
Drejtesia ne rastin e Fatmir Mediut nuk mundi te thoshte fjalen e saj ta shpallte ate te pafajshem ose fajtor per ngjarjet e Gerdecit. Vendimi i Gjykates se Larte per nderprerjen e procesit te hetimeve interpretohet nga eksperte ligjore si mungese e pavaresise se gjyqesorit nga politika ose si mungese profesionalizmi ose si te dyja bashke.
Per te mos u perseritur kjo situate eksperte ligjore te BE dhe te Keshillit te Europes kane dorezuar ne Parlamentin e Shqiperise nje projektligj per kufizimin dhe heqjen e imunitetit ministrave dhe zyrtareve te larte si edhe gjykatesve. Rasti i Gerdecit shenoi nje precedent lidhur me hetimin per dyshime te perfshirjes se zyrtareve te larte ne afera korruptive zyrtareve qe gezojne imunitet. Projektligji ne fjale mund te kthehet ne ligj nese e votojne 3/5 e 140 deputeteve te Parlamentit ose 87 deputete. Kufizimi i imunitetit konsiderohet nga BE dhe Keshilli i Europes si nje rruge per te luftuar korrupsionin ne rradhet e administrates se larte shteterore. Ne Progres Raportin e sivjetem te KE per ecurine demokratike te Shqiperise korrupsioni cilesohet nje shqetesim serioz.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica
Angelina Verbica