E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dy avokatë heqin dorë nga pyetja e dëshmitarëve

Është zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës gjyqi për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e sotme gjyqësore dy prej avokatëve të të akuzuarve për tragjedinë kanë hequr dorë nga pyetja e dëshmitarëve.
 

Avokati i të akuzuarit Mihal Delijorgji, Veleshnja ka kërkuar që të merren në pyetje edhe dy amerikanët Patrik Henri dhe Rodi Tejlor si dhe të gjithë dëshmitarët të cilët nuk u morën në pyetje nga prokuroria.
 

Gjithashtu Veleshnja ka kërkuar që të ribëhen aktet e eksperimit teknik, ekonomiko-financiar si dhe riekspertimi i shkakut të shpërthimit në Gërdec. Ai ka kërkuar gjithashtu që të rrëzohet ekspertimi i mëparshëm pasi sipas tij është në shkelje të kodit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›