E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pivetti në Vlorë, protestojnë familjarët e viktimave të Otrantos

Familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë protestuar sot kundër vizitës së ish-kryetares së parlamentit italian, Irene Pivetti në qytetin e Vlorës.
 

Pivetti është gjendur para indinjimit të familjarëve të viktimave të tragjedisë të cilët kanë theksuar se ajo është e padëshiruar në Vlorë.
 

Tragjedia e Otrantos ka ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare Kateri i Radës u mbyt në det dhe për pasojë vdiqën 81 persona ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Tragjedia e Otrantos është cilësuar si ngjarja më e rëndë që preku shumë familje vlonjate dhe nga qytete të tjera të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›