Elbasan, vatër zjarri në Labinot-Fushë
Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme, pranë repartit ushtark në Labinot-Fushë, në fshatin Griqan, të rrethit të Elbasanit. Nga ky zjarr janë djegur 10 ha shkurre, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrëfikseve është e pamundur nga mungesa e infrastrukturës rrugore.
Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por zjarrëfisket po punojnë për shuarjen e flakëve. Ditët e fundit në qarkun e Elbasanit janë shfaqur vatra të shumta zjarri, të cilat janë shuar nga zjarrëfikset.