Gërdeci, dy dëshmitarë për dëmin
Dy ekspertë të Policisë së Shtetit konsiderohen nga Prokuroria dëshmitarë të abuzimeve me përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit.
Trazhgim Sokolaj
Organi i akuzës ka vendosur t’u japë statusin e dëshmitarëve të akuzës, dy punonjësve të policisë, të cilët bënë përllogaritjen e saktë të dëmeve në Gërdec, duke zbuluar fryrjen fiktive të faturës financiare të tragjedisë. Një faturë e tillë e fryrë ishte hartuar nga tre specialistë të ALUIZNI-t dhe një ekonomist i Bashkisë së Vorës. Abuzimi me vlerësimin e faturës së dëmeve të shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit është bërë shkak për nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, pas më shumë se 32 denoncimeve të mbërritura nga banorët e Gërdecit. Ata kanë denoncuar në polici faktin se vlerësimet e bëra nga specialistët e ALUIZNI-t nuk përkonin me dëmet që atyre u ishin shkaktuar në të vërtetë. Ekspertët e konsideruar dëshmitarë të akuzës pritet të sqarojnë hollësisht në hetimet paraprake dhe në gjykim abuzimin e të dyshuarve, punonjës shtetërorë, me përllogaritjen e dëmeve.
Hetimi
Sektori i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës filloi hetimet menjëherë për këtë skandal për shkak se sipas vlerësimit zyrtar, fatura e dëmeve në Gërdec përllogaritet të jetë rreth 16 milionë euro. Për shkak të faturës “së kripur” edhe abuzimi në përllogaritje mund t’i shkaktonte buxhetit të shtetit një dëm të rëndë financiar, ndaj policia dhe Prokuroria u angazhua në hetimin e skandalit. Një grup specialistësh të policisë qëndruan për disa ditë në Gërdec duke bërë vlerësimin real të dëmeve. Ata kanë kryer vlerësimin për të njëjtat dëme që ishin verifikuar më parë në mënyrë abuzive, siç dyshohet nga specialistët e ALUIZNI-t. Pas kësaj, raporti i saktë i dëmeve, hartuar nga specialistët e policisë u dërgua në Prokurori për t’u krahasuar me atë të “fryrë” nga ekspertët e ALUIZNI-t. Prokuroria pas më tepër se dy javësh hetime ka vendosur që të hetojë dy prej hartuesve të raportit fiktiv, ndërsa ka marrë si dëshmitarë specialistët e policisë që harruan raportin e saktë të dëmeve.
Të dëmtuarit me avokatë
Përfaqësuesit e 11 familjeve dhe 16 viktimave të tragjedisë së Gërdecit i kanë kërkuar dje Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, që të përfaqësohen me avokatë në çështjen “Gërdeci” gjatë hetimeve paraprake dhe gjykimit të dosjes në gjykatë. Përmes një letre të dërguar kryeprokurores, familjet e të dëmtuarve dhe përfaqësuesit e viktimave kërkojnë që të përfaqësohen me avokatë në mënyrë që ata të mbrojnë interesat e tyre për dëmshpërblimin e dëmeve dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat, gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes. Kjo është hera e parë që të dëmtuarit e një ngjarje që po hetohet penalisht, i kërkojnë Prokurorisë në mënyrë zyrtare përfaqësimin me avokatë edhe gjatë fazës së hetimeve paraprake të çështjes, por edhe gjatë gjykimit të saj kur dosja penale të dërgohet për shqyrtim në gjykatë.
Hetuesit e “Gërdecit”rikthehen në krater
TIRANE – Grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit është rikthyer edhe njëherë dje në vendin e ngjarjes për të kryer verifikime të tjera që mund të ndihmojnë akuzën. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, ekspertët e grupit hetimor të Gërdecit kanë qëndruar në zonën e kratereve të shpërthimit nga orët e mëngjesit deri pasdite vonë, duke bërë verifikime, matje dhe përllogaritje të cilat do të ndihmojnë dokumentimin e ngjarjes dhe provimin e akuzave që janë ngritur deri më tani ndaj të arrestuarve dhe personave në hetim për këtë ngjarje. Grupi hetimor tha se ka rimatur edhe njëherë diametrin e tri kratereve kryesore, gropa të mëdha që janë hapur nga shpërthimet e fuqishme, njëra prej të cilave arrin deri në 3 kilometra katrorë. Sipas Prokurorisë, veprimet e hetuesve dhe ekspertëve në vendngjarje gjatë ditës së djeshme kanë qenë më të sakta dhe më të lirshme se më parë, pasi zona është pastruar nga municionet dhe predhat e rrezikshme. Edhe këto janë numëruar nga hetuesit, të cilët kanë fiksuar sasinë e municioneve të grumbulluara.
Babai i Flavios, Uran Deliu, te Krimet e Rënda
TIRANE – Uran Deliu, i vetmi person i mbijetuar i familjes Deliu nga tragjedia e Gërdecit, ka dëshmuar dje për ngjarjen për më tepër se dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është marrë në pyetje nga oficerët e këtij institucioni që janë angazhuar me hetimin e tragjedisë së Gërdecit. Është e paqartë dëshmia ekzakte që ka dhënë në Prokurori Uran Deliu, megjithatë mësohet se ai ka sqaruar rrethanat e vdekjes së djalit të tij 3-vjeçar Flavios, si dhe ka dhënë deklarime mbi saldatriçen që punëtorët e fabrikës kishin marrë tek një shtëpi në ndërtim aty pranë për të salduar një nga karrocat e transportit të barutit, çka u bë shkak për shkëndijat që sollën më pas zjarrin dhe shpërthimet tragjike.