Kokainë te Juridiku, pranga shpërndarësve
Ish-shoferi i Ministrisë së Transporteve dhe një i njohur i tij emigrant shqiptar i kthyer nga SHBA, u arrestuan nga policia e Tiranës kur po shkonin të shpërndanin dozat e radhës me kokainë pranë Fakultetit Juridik në Tiranë.
Dashamir Biçaku
Gjatë arrestimit të dy personave të akuzuar për shpërndarje kokaine për klientët VIP, policia ka bllokuar edhe automjetin e tyre “Mercedez Benz”, në të cilin ishin fshehur 300 gramë kokainë. Më parë policia u kishte bllokuar atyre edhe 25 gramë të tjera kokainë, të cilën e mbanin me vete të fshehur në çorape. Artan Lluri, 40 vjeç, me banim në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, me statusin e emigrantit në SHBA, është prangosur rreth mesnatës të së martës vonë në qendër të ish-Bllokut. Kur ra në pranga ai ndodhej pranë një sallamerie bashkë me Emdond Stefanin, i arrestuari tjetër me akuzën e trafikimit të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim. Edmond Stefani, sipas policisë, deri tre vite më parë kishte punuar shofer në Ministrinë e Transporteve dhe në Albtelekom, me drejtues të lartë të këtyre dy institucioneve. Të dy personave policia u ka bllokuar një sasi prej 325 gramë kokainë të pastër, si dhe 155 mijë euro, 10.800 dollarë dhe 92 mijë lekë të reja, të cilat i mbanin me vete.
“Me presh në duar”
Mbrëmjen e së martës të arrestuarit Edmond Stefani dhe Artan Lluri, aktualisht të papunë, mbrëmjen e së martës kanë qenë në qendër të zonës së ish-Bllokut pranë një sallamerie. Agjentët e antidrogës, prej më tepër se një muaji ishin vënë në ndjekje të tyre, pasi dyshonin për trafikim të lëndëve narkotike (kokainë) që dyshohet se vinte në Shqipëri nga SHBA. Narkotiku mësohet se vinte i pastër nga SHBA dhe më pas shitej në Tiranë kundrejt çmimeve të konsiderueshme, ose përzihej me lëndë të tjera për të nxjerrë më tepër volum në dozat që shpërndaheshin për përdoruesit. Artan Lluri dhe “vartësi” i tij ishin nën vëzhgimin e agjentëve, kur kanë komunikuar mes tyre se duhej të merrnin kokainën në katin e katërt të një pallati në zonën e ish-Bllokut. “Ngjitu merre mallin, është në shtëpi, e ke në dhomë”, është shprehur Artan Lluri teksa komunikonte me bashkëpunëtorin e tij. Kjo është fjalia që është dëgjuar nga agjentët e antidrogës që ishin ulur në një kafe pranë vendqëndrimit të personave të arrestuar. Edmond Stefani është ngjitur për të marrë kokainën dhe në pak sekonda është kthyer bashkë me “mallin”. Dy shpërndarësit kanë hipur në automjetin “Mercedez”, prodhim të vitit 2006, kanë qëndruar pak sekonda dhe më pas nga makina ka zbritur Edmond Stefani. Në këtë moment agjentët e antidrogës kanë ndërhyrë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të arrestuarve, policia i ka gjetur të fshehur në çorape Edmond Stefanit, 25 gramë heroinë. Gjatë kësaj kohe agjentët e policisë kanë bllokuar edhe automjetin në të cilin po qëndronte Artur Lluri. Agjentët e policisë i kanë vënë prangat Edmond Stefanit dhe më pas disa prej tyre kanë rendur në drejtim të “Benz”-it, ku kanë gjetur të fshehur pranë levës së marshave një qese me rreth 300 gramë kokainë. Kaq është dashur që edhe emigrantit shqiptar në SHBA, i cili prej pak kohësh qëndronte në Tiranë, t’i viheshin prangat.
Sekuestruar
• 325 gramë kokainë
• 2 peshore elektronike
• 3 pasaporta
bullgare)
• 155 mijë euro
• 10.800 dollarë
• 92.000 lekë
• “Mercedez-Benz”