E Diel, 1 Nëntor 2026

“Reforma”, Ina Rama emëron shefa të rinj në prokuroritë e rretheve

TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, vazhdon “reformën” në institucionin e akuzës. Së fundi ajo ka firmosur largimin nga detyra e 

zv.prokurorit të rrethit Tiranë për prokurorin Arben Nelaj, duke emëruar në këtë detyrë prokurorin Kudusi Shahu. Prokurori Arben Nelaj ishte emëruar vetëm pak muaj më parë në detyrën e zv.prokurorit të rrethit në një nga linjat e hetimit të Prokurorisë së Tiranës, por me urdhër të Ina Ramës ai është larguar, duke i lënë vendin Kudusi Shahut. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja ka firmosur gjithashtu emërimin në detyrë të kryeprokurorit të ri të Sarandës, për prokurorin Alfred Agolli, i cili më parë ka kryer detyrën e titullarit në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në këtë institucion, si prokuror rrethi me urdhër të Prokurores së Përgjithshme është emëruar prokurori Alfred Salihaj. Drejtuesja e institucionit qendror të akuzës gjithashtu ka firmosur ndryshime edhe në Prokurorinë e Matit, ku prokuror rrethi është emëruar Lazër Çardaku. Emërimi i fundit i firmosur nga Ina Rama është zv.prokurori i Lezhës. Në këtë detyrë është emëruar prokurori Arben Agovi, i cili ka zëvendësuar Agim Dalipin. Burimet nga organi qendror i akuzës nuk kanë dhënë sqarime lidhur me shkaqet e ndryshimit të drejtuesve në gjashtë prokurori rrethesh në vend. Megjithatë mësohet se shkaqet kryesore që kanë diktuar ndryshimet e fundit në Prokurori, kanë qenë rezultatet e punës së vitit të kaluar për secilën nga prokuroritë ku janë bërë ndryshime. Prokuroria e Përgjithshme, përmes analizave vjetore, por edhe nëpërmjet dërgimit të grupeve të inspektimit në rrethe, të cilat kanë verifikuar nga afër punën e bërë, ka piketuar ndryshimet e radhës në institucionin e akuzës, me qëllim rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.                  tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›