Bllokohen në Fushë-Arrëz 100 pistoleta
Një ngarkesë armësh me vlerë mbi 200 mijë euro është sekuestruar dje nga policia vetëm pak orë pasi kishte hyrë nga Kosova në Shqipëri, ndërsa katër trafikantët ranë në pranga.
Dashamir Biçaku
Aksioni i koduar “Stuhia” ka bllokuar 100 pistoleta “Mini Blow” të cilat po transportoheshin nga Kosova drejt Shqipërisë kur u bllokuan në një furgon në afërsi të Fushë-Arrëzit. Alfred Qafa, 25 vjeç nga Fushë-Arrëzi, Fiqiret Onuzi, 26 vjeç nga Kukësi, Bujar Ajeti 37 vjeç i njohur edhe me mbiemrin Gërmizi, si dhe Baftjar Halilaj, 31 vjeç nga Kukësi, janë ndaluar nga agjentët e sektorit të Antitrafiqeve në Policinë e Shtetit ndërsa aksioni është drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kishte filluar hetimet për këtë çështje tri javë më parë. Të arrestuarit po udhëtonin me një furgon të markës “Ford Transit”, nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Automjeti targa taksie, KU 077 A ka qenë pranë Fushë-Arrëzit, kur një grup policësh që kishin ngritur postbllok ka urdhëruar ndalimin e furgonit që drejtohej nga Baftjar Halilaj. Nervozizmi i personave që ndodheshin në furgon ka qenë shenja e parë e dyshimit, por edhe konfirmimi për policinë, se kishin ndaluar automjetin e duhur. Personat ishin mbajtur në vëzhgim prej tri javësh ndërsa policia kishte urdhëruar të mos u krijoheshin probleme në doganën e Kukësit, me qëllim që të verifikohej ku ishte destinacioni i makinës së ngarkuar me armë. Forcat blu kanë kryer formalisht kontrollin e furgonit, duke zbuluar ngarkesën e armatimit, plot 100 pistoleta “Mini Blow” prodhim turk, që besohet se po trafikoheshin në drejtim të Tiranës ku ishin gjetur edhe blerësit e tyre. Pas bllokimit të pistoletave katër personave që po kryenin transportin e tyre u janë vënë prangat, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake.
Trafiku
Për më tepër se një orë, oficerët dhe ekspertët kriminalistë të policisë kanë numëruar armët dhe veprimet e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Pasi kanë përfunduar procedurat rutinë, shërbimet e policisë të angazhuara në këtë aksion janë nisur në drejtim të Tiranës bashkë me armët e sekuestruara në cilësinë e provave materiale dhe katër të arrestuarit, si dhe furgonin e tyre. Të arrestuarit në masa të rrepta sigurie janë përcjellë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku edhe janë pyetur deri në orën 04:00 të mëngjesit nga drejtuesit e hetimit. Në këtë kohë, oficerët e Antitrafikut të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Tiranës kanë përfunduar marrjen në pyetje të katër të arrestuarve. Hetuesit nuk e kanë pasur shumë të vështirë të zbërthejnë të arrestuarit, për shkak se hetimet paraprake kishin zbuluar përfshirjen e tyre në një linjë të trafikimit të armëve nga Kosova dhe shitjes së tyre në Shqipëri. Pistoletat “Mini Blow”, të kalibrit 6.35 mm, besohet se janë blerë në Gjakovë pak ditë më parë dhe janë kaluar nëpërmjet kufirit jeshil nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Armët që andej besohet se do të shiteshin në tregun vendas sipas pretendimit të pohuar nga të arrestuarit gjatë deklarimeve në polici. Megjithatë sipas burimeve të hetimit armët ishin porositur nga blerës të stimuluar prej radhëve të organeve të rendit.
Të arrestuar
Alfred Qafa 25 vjeç
Fiqiret Onuzi 26 vjeç
Bujar Ajeti (Gërmizi) 37 vjeç
Baftjar Halilaj, 31 vjeç
banues në Kukës
Bllokuar
100 pistoleta “Mini Blow” 6.35 mm
1 furgon “Ford” me targa KU 077 Taksi
4 aparate telefonash celularë
Dy vëllezërit humbën ngarkesën me 65 pistoleta
TIRANE – E njëjta linjë e trafikut të armëve si ajo e djeshmja është goditur nga policia më 2 maj 2008. Atë ditë policia e Tiranës arrestuan dy vëllezër pranë zonës së Medresesë. Ata udhëtonin me një fuoristradë dhe një mjet “Mercedes-Benz”, nga shtëpia e tyre në Babrru për në kryeqytet. Në bagazhin e fuoristradës kishin futur 65 pistoleta të markës “Zastava” “Mini Blow”. Po kështu edhe municionet ishin paketuar veç, por pranë pistoletave dhe duhej vetëm t’i dorëzoheshin blerësit, që gjithashtu edhe në këtë rast ishte i stimuluar nga policia. Vëllezërit u ndaluan menjëherë pas kontrollit ku u kapën edhe armët e zjarrit, gjithsej 65 pistoleta të shoqëruara nga së paku 500 fishekë për këtë lloj arme. Mehmet dhe Halit Zhërka, përkatësisht 33 e 37-vjeçarë folën vetëm pak gjatë shoqërimit në polici dhe pyetjes së tyre, kur janë pyetur nga hetuesit. Sipas burimeve të policisë, në momentin e ndalimit në Rrugën e Dibrës, pranë farmacisë nr. 10, dy vëllezërit kanë mbetur të befasuar, kur janë ndaluar nga grupi i efektivëve të policisë që i prisnin në rrugë. Gjatë pyetjes vëllezërit pretenduan se dikush mund t’ua kishte futur armët në makina pasi ata i linin ato jashtë gjatë natës.