Ndërtuesit kërkojnë zbatimin e një kontrate tip me Qeverinë
24/02/2009 Vonesat e investimeve në rrugë
Projektet infrastrukturore mund të bëhen pa probleme vetëm në saj të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe strukturave të tjera vendore. Shumë kontrata firmosen me vonesë dhe për këtë probleme ka për të dy palët. Administrata në shumë raste madje është e ngurtë. “Ne kemi bërë publike një problem shqetësues siç është ai i shpronësimeve. Vonohen me muaj të tërë procesi nuk ecën, për rrugën nuk zbatohet afati, firma detyrohet të mbetet peng i procedurave. Mbarohen punimet, vonohet kontrolli i rrugëve, vonohet përpunimi i materialeve, vonohet edhe dhënia e parave për firmat që kanë punuar. Duhet që administrata të përgjigjet në kohë firmave të infrastrukturës, por edhe firmat duhet të përmbushin detyrimet e veta që kanë në kontratën e nënshkruar”, - thotë Ilir Hebovija, nënkryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë. Para disa muajsh ndërtuesit propozuan një kontratë ndërkombëtare që përcakton detyrime të qarta për palët më një marrëveshje apo edhe në një bashkëpunim. Ende nuk ka asnjë tender apo marrëveshje të bërë në bazë të një kontrate të tillë. “Problemi kryesor nis që te kontrata, që te mënyra e lidhjes së saj. Kemi kërkuar prej kohësh që të lidhim një marrëveshje tip, e cila është një kontratë ku përcaktohen shumë qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve. Deri tani ka vetëm detyrimet e firmave zbatuese dhe të drejtat e investitorit. Kjo kontratë është e njohur nga të dyja palët, por Ministria e Punëve Publike heziton ta implementojë, sepse rriten detyrimet që ka investitori”, - thotë Hebovija.