Gërdeci, gjeneralët dëshmi kundër Mediut në Prokurori
Burimi kryesor i akuzave të renditura në kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit, Fatmir Mediu, kanë qenë argumentet e paraqitura para hetuesve nga gjeneralët e ushtrisë shqiptare.
Trazhgim Sokolaj
“Lufta e ftohtë” mes Shtabit të Përgjithshëm dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e cila filloi vetëm pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec, është pasqyruar më së miri në qëndrimet e dy palëve. Në dukje konflikti filloi atëherë kur ish-ministri Mediu deklaroi publikisht se, ushtria nuk e kishte paralajmëruar për rrezikun dhe problematikën e Gërdecit. Një qëndrim i tillë publik i ish-ministrit është bërë kur Mediu ishte ende në detyrë dhe në zyrën e tij u mor në pyetje nga prokurorët, Petrit Bici dhe Genci Qano. Shtabi i Përgjithshëm u kundërpërgjigj publikisht duke akuzuar se, Ministria e Mbrojtjes i kishte dhënë atributet ndërmarrjes MEICO për gjithçka që ndodhte në Gërdec. Detyra e ushtrisë përfundonte me transportimin dhe dorëzimin e municioneve. Në këtë linjë, dhanë deklarime në Prokurorinë e Tiranës e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, të gjithë gjeneralët e thirrur nga grupi i hetimit. Ata janë shprehur se, kishin zbatuar urdhrin e ministrit të Mbrojtjes i cili pronësinë dhe administrimin e ndërmarrjes së çmontimit në Gërdec ia kishte deleguar ndërmarrjes MEICO bashkë me mbikëqyrjen e procesit të çmontimit. Në këtë kohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, u pyet fillimisht në zyrën e tij dhe më pas u thirr dy herë në Prokurorinë e Tiranës. Dëshmitë e tij para prokurorëve të kryeqytetit ishin diametralisht të kundërta me qëndrimin e ish-ministrit të Mbrojtjes. I cili sipas burimeve nga dikasteri përkatës, po kalonte një marrëdhënie e komunikim “të ftohtë” me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, kohë para tragjedisë së Gërdecit.
Gjeneralët
Në të njëjtën kohë, deklarimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm ishin në një linjë me thëniet e gjeneralëve të tjerë që kishin dhënë sqarime në prokurori, si zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Forcës së Bashkuar, drejtori i Drejtorisë së Logjistikës apo ushtarakë të tjerë me grada të larta. Për herë të katërt shefi i Shtabit të Përgjithshëm u thirr të dëshmonte në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi aty ishte regjistruar procedimi penal në ngarkim të Fatmir Mediut, referuar akuzës “shpërdorim detyre”. Disa prej gjeneralëve, përfshirë edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, veç sqarimeve verbale paraqitën edhe shkresa e materiale dokumentare në Prokurori. Ata fajësonin për gjithçka që kishte ndodhur ndërmarrjen MEICO, të drejtuar nga Ylli Pinari deri më 18 mars kur ndodhi arrestimi i tij dhe Ministrinë e Mbrojtjes, si hartuese të urdhrave që kishin larguar ushtrinë nga Gërdeci dhe e kishin shmangur atë nga vendimmarrja dhe mbikëqyrja në procesin e demontimit. Gjeneralët siç duket nuk ishin mjaftuar vetëm me strategjinë e mbrojtjes, duke sqaruar pozicionin e tyre në ngjarje. Ata ishin hedhur në sulm duke realizuar kështu jo vetëm mbrojtjen më të mirë, por siç duket edhe duke i shërbyer hetimit. Në ditët kur Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes ishin përfshirë në një “luftë të ftohtë” deklaratash, njëri prej prokurorëve të çështjes tha se, debati e kishte ndihmuar hetimin pasi kishte nxjerrë në pah fakte e rrethana me interes për zbardhjen e ngjarjes. “Veprimet e kryera nga ish-ministri Mediu në procedurën e çmontimit dhe demilitarizimit të municioneve dhe zbatimin e kontratës mes ndërmarrjes MEICO dhe SAC-”Alba Demil” kishin krijuar tek vartësit e tij idenë se ai kishte interesa të veçanta në këtë proces”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit. Aty në fakt nuk përmenden deklarime të gjeneralëve apo emra të tyre, porse ata kanë qenë pjesëmarrës në këtë proces bashkë me Ylli Pinarin, i cili është arrestuar pas tragjedisë së Gërdecit. Disa prej gjeneralëve që janë thirrur në Prokurori kanë shkuar deri aty saqë kanë pohuar se jo vetëm ushtria ishte larguar me urdhër shkresor nga Gërdeci, por edhe në rastet kur ishte tentuar të bëhej ndonjë kontroll apo mbikëqyrje për kushtet e sigurisë, forcat ushtarake nuk ishin lejuar të hynin në fabrikë.