Mediu kërkoi dorëheqjen e të implikuarve në Gërdec
TIRANE – Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në reagimin e tij për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit, pretendoi se ai
kishte njohur përgjegjësinë morale për ngjarjen për çka kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të dikasterit të Mbrojtjes. Duke iu referuar këtij veprimi të tij dhe duke këmbëngulur se fajtorët e Gërdecit janë të tjerë, ish-ministri i Mbrojtjes kërkoi që përgjegjësit të largohen nga postet që mbajnë aktualisht. Mediu bëri me dije se, nuk ishte përgjegjës ligjërisht për ngjarjen e Gërdecit dhe për pasojat e saj.