Nga Liverpuli
Një djalë punonte në supermarket në sektorin e fruta-perimeve. Një klient kërkon të blejë gjysmë lakre dhe djali i thotë se nuk mund të shitet lakra gjysmë, por klienti ngul këmbë. Djali detyrohet të takojë manaxherin e supermarketit dhe i thotë:
-Një idiot kërkon të blejë gjysmë lakre...
Sa mbaron djali fjalët, kthehet dhe shikon se pas tij ndodhej klienti.
-Dhe ky zotëria këtu, -shton djali, kërkon që të blejë gjysmën tjetër të lakrës.
Pasi u zgjidh problemi, manaxheri, të cilit i pëlqeu shkathtësia e djalit, e pyet këtë të fundit:
-Prej nga të kemi?
-Nga Liverpuli. –përgjigjet djali.
-Pse ke ikur nga qyteti yt? –pyet manaxheri.
-Sepse aty, janë ose kurva ose futbollistë. –përgjigjet djali.
-Gruaja ime është nga Liverpuli. – thotë manaxheri
-Sa mirë, po me cilën skuadër luan?!... –ia kthen djali
28 Prill 2008