Ina Rama: Ish-ministri Mediu, mbi 20 shkelje me Gërdecin
TIRANE – Katër ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-ministrin e Drejtësisë, Fatmir Mediu.
Kryeprokurorja në një konferencë shtypi përkrah prokurorëve të dosjes “Gërdeci”, renditi më shumë se 20 shkelje të kryera sipas saj, nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas Prokurorisë, ministri i Mbrojtjes kishte shmangur ushtrinë nga vendimmarrja dhe mbikëqyrja lidhur me çmontimin e municioneve dhe caktimin e Gërdecit si rajonin, ku do të vendoset fabrika e çmontimit. Akuza pretendon se veprimet e Mediut kanë sjellë përfitime të mëdha financiare duke i shkaktuar shtetit humbje, konkretisht ushtrisë 500 mijë dollarë shpenzime për transportin e municioneve drejt Gërdecit. Prokuroria duke cituar vetëm dokumentacionin në kërkesën e saj për heqje imuniteti ka gjetur shkelje edhe në disa urdhra dhe procedura të ndjekura nga ish-ministri i Mbrojtjes, në momentin e hartimit të urdhrave dhe kontratave, në bazë të të cilave filloi çmontimi i fishekëve dhe municioneve në Gërdec.