Zbulohet letra e Fatmir Mediut dërguar Ina Ramës
TIRANE – Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka dërguar një letër Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, menjëherë pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën
e saj në hetimin e tragjedisë së Gërdecit, duke aluduar për implikimin e deputetit të Partisë Republikane në këtë ngjarje. Që në momentet e para kur Prokuroria filloi procedimin penal në ngarkim të Fatmir Mediut, përmes kësaj letre ai është shprehur se, imuniteti i deputetit nuk është pengesë që ai të paraqitet për të dëshmuar para prokurorëve. Letra e Mediut motivohet me njoftimin e bërë publik nga zyra e Kryeprokurores për kalimin e dosjes “Gërdeci”, nga Prokuroria e Tiranës në organin qendror të akuzës. “Në njohje dhe në respektim të përgjegjësive të mia si ministër i Mbrojtjes, tashmë i dorëhequr, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si politikan por qoftë edhe si qytetar i thjeshtë, si dhe në respekt të institucioneve përkatëse shqiptare, kam deklaruar dhe rikonfirmoj pa asnjë hezitim se, jam i gatshëm t’i njoh dhe t`ju parashtroj këtyre organeve të gjitha faktet dhe dijenitë e mia në lidhje me ngjarjen e Gërdecit”, thuhet në letrën e datës 3 prill 2008, që ish-ministri i Mbrojtjes ka dërguar në adresë të Kryeprokurores Ina Rama. Pasi shpreh angazhimin e tij për të dhënë kontribut ligjor në hetimin e dosjes “Gërdeci” në mënyrë të plotë, Mediu shprehet në letër se: “Edhe pse personalisht nuk e shikoj veten përgjegjës dhe shkaktar ligjor, të pasojave të rënda të ardhura, në njohje dhe respekt të institucioneve përkatëse kam preferuar që ato të jenë vlerësuesit e këtyre përgjegjësive”. Ish-ministri i shkruan më pas Kryeprokurores se, “ju kam konfirmuar dhe ju rikonfirmoj se qenia ime si deputet nuk ka përbërë dhe nuk do të përbëjë në asnjë rast, pengesë për t`ju përgjigjur çdo kërkese për të dhënë shpjegime para organit të Prokurorisë, me qëllim të sqarimit të përgjegjësive të mia”. t.s