"Gerdeci", gjykata pranon doreheqjen e gjyqtarit
Gjykata e Tiranes pranoi dje kerkesen e gjyqtarit Kreshnik Omari, per doreheqjen e tij nga trupi gjykues i ceshtjes "Gerdeci". Kryetari i gjykates, Albert Mece vendosi qe dosja te mos gjykohet nga gjyqtari Omari, por nga nje trup i ri gjyqesori. Per kete arsye sot ne Gjykaten e Tiranes do te hidhet serish shorti elektronik, ku do te vendoset se kush do ta gjykoje dosjen penale me 28 te pandehur. Gjyqtari Kreshnik Omari, refuzoi gjykimin e dosjes "Gerdeci", per shkak te shkeljes se ligjit. Ne kerkesen e tij per heqjen dore, Omari argumentonte se bashkeshortja e tij ishte avokatia e te pandehurit Ilmi Lacaj, per kete arsye ai nuk mund te ishte pjese e toges se zeze. Kreshnik Omari u zgjedh si drejtues i trupit gjykues te ceshtjes "Gerdeci", nepermjet shortit elektronik te organizuar ne Gjykaten e Tiranes disa dite me pare. Se bashku me te u zgjodhen edhe gjyqtaret Sokol Tona dhe Martin Deda. Te pandehurit e ketij procesi jane kryesisht ish-punonjes te Ministrise se Mbrojtjes, te cilet akuzohen per tragjedine e 15 marsit te vitit te kaluar, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.