E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kumbaro, kerkohet shuarja e mases se sigurise

Tirane- Avokatet mbrojtes te te pandehurit Ilir Kumbaro, nje nga te pandehurit e dosjes "Hoxha", kane kerkuar dje shuarjen e mases se sigurise. Dy mbrojtesit i kane argumentuar gjykates se ndaj klientit te tyre ishte caktuar nga gjykata masa e sigurise "arrest me burg". "Masa e sigurise eshte vendosur me daten 12 shkurt te vitit 2003. Nderkohe qe me pas klienti yne eshte shpallur ne kerkim nderkombetar. Dime qe eshte arrestuar nje person ne Mbreterine e Bashkuar me qellim ekstradimi, i cili deklaron se nuk eshte Ilir Kumbaro. Prokuroria e Krimeve te Renda, ka pranuar dy standarde te procedimit. Ndaj tre te pandehurve te tjere eshte shuar masa e sigurise, nderkohe qe ndaj klientit tone, kjo mase eshte ende ne fuqi. Theksojme se kjo dosje eshte pushuar ne vitin 2004 dhe me pushimin e dosjes, automatikisht pushohet edhe masa e sigurise. Per kete arsye kerkojme prishjen e mases se sigurise", kane theksuar dje avokatet Bledar Fejzo dhe Vojo Bregu. Nderkohe qe prokurori i ceshtjes Xhevat Hana, i ka kerkuar gjykates te drejten per t'u shprehur ne nje seance tjeter, ku do te paraqese kerkesat e tij edhe per te pandehurit e tjere. Ne te njejten kohe prokurori i shpjegoi gjykates, se masa e sigurise ndaj te pandehurit Ilir Kumbaro nuk eshte ekzekutuar asnjehere, ne krahasim me te pandehurit e tjere, te cilet kane qendruar edhe nje vit ne burg dhe me pas jane liruar pas pushimit te ceshtjes. Kerkesa e radhes e bere nga ana e mbrojtesve te Kumbaros, ishte perjashtimi i prokurorit nga procesi. Por gjykata i ka shpjeguar mbrojtesve qe kerkesen duhet ta dorezojne ne prokurori dhe jo ne gjykate. Nderkohe qe trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi ka vendosur edhe rrezimin e kerkeses per shuarjen e mases se sigurise ndaj Ilir Kumbaros. Gjate seances se djeshme gjyqesore, deshmuan dy deshmitare te akuzes. Deshmitari i pare ishte Zyber Shehu, i cili kishte punuar ne sherbimin Informativ Shteteror ne vitet 1993-1996 ne qytetin e Lushnjes, me detyre te nenoficerit. Deshmitari ka treguar se ne asnje rast nuk kishte shoqeruar ndonje person. Deshmitari i dyte ishte Maliq Xheka me detyre inspektor vezhgimi ne Drejtorine e Tiranes, gjate viteve 1992-1997. Deshmitari, i cili deri disa vite me pare kishte qene person nen kerkim, tregoi se shefi i tij ka qene Avni Koldashi. Sipas tij ai nuk kishte njohur asnje person me emrin Remzi Hoxha, si dhe nuk kishte marre pjese ne vezhgimin e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›