Skafisti, 14 vjet i zhdukur ne Korfuz
Bardhyl Bejko
Saranda ka numrin me te madh, te djemve te humbur. Shume prej tyre i perkasin viteve 1989-1996. Ne arkivat e institucioneve ka shume te rinj qe nuk u dihet fati. Adresat e tyre cdo vit qe kalon, behen edhe me te palexueshme. Deklaratat kontradiktore dhe informacionet nga bashkemoshataret qe i kane shoqeruar ne aventurat e tyre drejt emigrimit, pse jo edhe si udherrefyes e timoniere te skafeve per kalimin e paligjshem te klandestineve, kane zhytur ne mister dosjet. Tregojne per vendndodhje qe asnjehere nuk evidentohen si te sakta dhe te verteta. I tille eshte edhe fati i skafistit Artan Demani, 21 vjecarit qe rezulton i humbur qe prej vitit 1996 ne brigjet e Korfuzit. Ai eshte djali i nje prej familjeve qe ende jeton ne shtepi qe me se shumti i ngjan kasolles, pikerisht ne qender te Sarandes, ndersa te afermit prej rreth 14 vitesh presin nje sinjal jete nga Artani, qe kete jave do te festonte 35-vjetorin e lindjes.
Historia
Nga roje objekti, ne timonier i skafeve qe u kthyen ne "taksi" deti ne ato vite, kur shume shqiptare kerkonin nje jete edhe me te mire. Kjo eshte historia e Artan Demanit, i zhdukur ne rrethana misterioze me 8 prill te vitit 1996. Atekohe vetem 21-vjec, ai punonte si roje ne fabriken e prodhimit te veshjeve, prane baneses se tij ne Sarande. Nje dite e la punen ne ndermarrjen me pronar grek dhe shkoi tek disa miq, qe kishin skafe ne ane te detit. Atje per disa muaj beri rojen e skafeve dhe kujdesej per furnizimin e tyre. Po shpejt do te njihte "zanatin" e timonierit dhe me pas, do te behej edhe drejtues. Skafet ne dukje ishin per turizem, por realisht sherbenin per transportin e klandestineve, qe ne ato vite vinin me shumice ne qytet, ne pritje te emigrimit per nje jete me te mire. Gjithnje nen shoqerine e udherrefyesve qe njihnin shtigjet dhe ishin mjeshtrja te lundrimit naten ne det edhe pse kishte dallge dhe skafi mund te gjendej ne fund te tij. Vellai, Fatos Demani, tregon per "KJ" se Artani, u largua ne oren 19:00 te mbremjes ne 8 prillit 1996. "La haber se do te kthehej vone. E dija se vellai im merrej me skafet. Dhe kjo ishte nje loje e rrezikshme, po nuk mund ta ndaloja sepse nuk me degjonte. I thashe te kishte kujdes se deti kishte te papritura, aq me teper se rojet kufitare greke, kishin qelluar nga draga dhe kishte te vdekur gjate neteve ku klandestinet kalonin detin drejt brigjeve te ishullit. Po Tani nuk me degjonte dhe u nis, si zakonisht", rrefen i vellai historine.
Ngjarja
Ndryshe nga ditet e tjera, Artani nuk u kthye me ne mengjes. "Atehere filluam te kontrollonim ne lokale dhe bregdet. Pyetem, por asgje nuk mesuam. Atehere filluam te ndiqnim televizionet greke, ne pritje te lajmeve nese policia kishte ndaluar klandestine apo persona qe ndihmonin ata. Vone ne mbremje mesuam se draga kishte dale para skafit ku ndodhej vellai im, me shokun e tij, Vasil Panajotin, me te cilin drejtonte mjetin lundrues", tregon Fatosi. Nga lajmet e televizionit grek, ata jane shtangur kur degjuan se gjate oreve te mesnates, draga qe bente rojen e kanalit te Korfuzit, kishte ndeshur me skafin gjate kthimit dhe kishte kerkuar te ndalte ate. Mjeti nuk ka ndaluar dhe rojet greke gjate manovrimeve kishin perplasur skafin shqiptar. "Mundet te jete bere qellimisht. Nga kjo goditje njeri prej skafisteve ishte goditur dhe pa ndjenja eshte derguar per kurim ne spital. Vetem kaq mesuam. Per vellane asgje. Atehere fillova te kerkoj. Fillimisht me Kryqin e Kuq grek, te cileve u derguam fotot e vellait. Derguam foto edhe ne televizione dhe ne Ministri e polici, por me kot. Asgje nuk mesuam prej 14 vitesh", shprehet i vellai ne deshperim. Artani dhe sot e kesaj dite, figuron ne listen e te humburve. Familjaret kane takuar shume emigrante te kthyer nga Greqia. "Takova edhe ata qe ishin ne skafin ku ishte vellai im. Por asgje nuk kam mesuar deri sot. Nuk di ku ndodhet Artani. Eshte gjalle, apo eshte fundosur ne det. Dhe ne kerkojme me shprese. Nuk kemi asnje njoftim ne se eshte gjalle, apo i vdekur", shpjegon Fatosi.
"Greket nuk me permenden Artanin, asnjehere gjate hetimeve"
Familja e Artanit, gjithcka per ngjarjen e kane mesuar nga rrefimet e shokut qe ndodhej ne te njejtin skaf. Sipas Jotit, (Vasil Panajoti), pasi kishin leshuar ne breg klandestinet me shume shpejtesi, ishin nisur per t'u kthyer drejt gjirit te Sarandes. Ketu i prisnin pronaret dhe po te kishte kontingjent, do te niseshin perseri. Po kur kishin bere vetem disa metra nga bregu, pas zbarkimit, ishin gjendur para drages greke te kufirit. Prej saj ushtaret e marines qe ruanin Kanalin e Korfuzit, leshuan urdhrin per te ndaluar. "Por ne ate moment shtuam shpejtesine, per t'i shpetuar ndjekjes se rojeve. Ata ishin me te fuqishem dhe na arriten per disa sekonda. Ne kete moment une isha ne kembe dhe Artani ne timon. Kur u degjua nje goditje e fuqishme. Rashe pa ndjenja dhe vetem ne spital u permenda. Vetem atehere kuptova se isha gjalle, por nuk mora vesh asgje per shokun tim, apo te mesoja per fatin e tij. Nuk di, ne se ai ka dal me not pas goditjes. Nuk di, ne se draga e mori me vete. Apo mos valle goditja e fundosi ate ne det", rrefen Vasili historine e 8 prillit 1996 ne Kanalin e Korfuzit. Pasi eshte permendur, policia greke e ka marre ne pyetje. "Me kerkonin te deponoja per rruget qe kisha bere dhe ku ishin zbarkuar klandestinet. U tregova gjithcka, por asnjeri nuk me foli per Artanin dhe nuk mesova se ku ndodhej. Asnjehere nuk me shkonte ne mend se ai mund te kishte pesuar gje. Ai ishte me i mbrojtur se une, pasi ishte i ulur dhe kishte mundesi te manovronte", vijon rrefimin skafisti i dyte.