Gjykata e Larte "refuzon" Delijorgjin, rrezohet kerkesa per heqjen e gjobes me 107 milione leke
Tirane- Gjykata e Larte ka vendosur dje, rrezimin e kerkeses civile te shoqerise "Perparimi" sh.a, me pronar Mihal Delijorgjin, ndaj Doganes se Durresit. Kolegji i Bashkuar ka vendosur dje, qe te mos pranoje kerkesen per kundershtim te vendimit me gjobe prej 107 milione lekesh ne ngarkim te shoqerise, shume kjo e cila duhet te dorezohet ne zyrat e Permbarimit. Gjate arsyetimit te vendimit, gjykata ka nxjerre jashte juridiksionit te saj kete kerkese, per arsye se kjo padi duhej zgjidhur fillimisht ne rruge administrative. Pra shoqeria fillimisht duhet te kishte dorezuar nje kerkese per kundershtimin e vendimit, ne menyre te tille qe ceshtja te zgjidhej ne rruge administrative dhe me pas, t'i drejtohej gjykates. Sipas gjykates kjo ceshtjes nuk eshte zgjidhur ne rruge administrative, per kete arsye nuk eshte juridiksion i Gjykates se Larte qe ta gjykoje ate. Mihal Delijorgji, pronar i shoqerise "Perparimi" sh.a eshte paditur me gjobe prej 170 milione leke nga Dogana e Durresit ne vitin 2004, per shmangie te detyrimeve doganore. Per kete gjobe Delijorgji, nje nga te pandehurit e tragjedise se Gerdecit, iu drejtua Gjykates se Larte me nje rekurs per te kundershtuar vendimin. Kjo shoqeri eshte paditur edhe ne vitin 2007 nga Dogana e Durresit, per evazion fiskal, gjobe e cila me pas u rrezua nga tre gjyqtaret, qe u shkarkuan nga KLD-ja.