E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackisnin dyqane, burg axhustatorit dhe dy shokeve

Fier- Gjykata e Fierit ka lene ne qeli tre te dyshuarit per akuzen e vjedhjes, mes te cileve njeri me profesionin e axhustatorit. Nderkohe qe gjate mases se sigurise se zhvilluar dje, prokuroria deklaroi edhe dy raste te tjera plackitjesh, ku ishin gjetur gjurmet e gishterinjve te tyre. Trupi gjykues vendosi te aprovoje kerkesen e akuzes per masen "arrest me burg" ndaj tre vlonjateve Edmond Dhanaj, 39 vjec, Arjan Nikaj, 41 vjec dhe Leonard Begaj, 42 vjec. Pasi degjoi pretendimet e prokurorit Petrit Vukaj, gjyqtarja Brunilda Kapi rrezoi kerkesen e avokateve per mase me te bute. Burime te policise thane se po hetohet per tre vjedhje te kryera ne qytetin e Fierit, ku dyshohet se jane perfshire axhustatori Nikaj dhe dy shoket e tij. Ata u diktuan kater dite me pare teksa tentonin te bastisnin nje pike shkembimi valute dhe fotografish ne qender te qytetit. Roja privat i nje prej dyqaneve diktoi te dyshuarit dhe njoftoi policine. Ai arriti te fiksonte targat e mjetit, ndersa brenda disa oresh u ndaluan edhe te dyshuarit.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›