E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me arme pa leje, denohet ish kreu i Zjarrfikeses

BERAT- U kap me arme pa leje ne vendin e punes, denohet me 300 mije leke gjobe ish-shefi i Zjarrfikeseve te Kucoves. Gjykata e Beratit ka dhene dje verdiktin, per akuzen e "armembajtjes pa leje" ndaj te pandehurit Ilir Xhumani, qe gjykohej ne gjendje te lire. Ndaj ketij te fundit organi i akuzes ne Berat, nisi disa muaj me pare hetimet ne gjendje te lire, pasi gjate nje kontrolli te bere ne vendin e tij te punes, nje subjekt privat, u bllokua nje arme tip pistolete, te cilen e mbante pa leje. Pas informacioneve te agjenteve, eshte ushtruar edhe nje kontroll i befasishem ne zyren ku Xhumani punonte, duke sekuestruar edhe armen ne cilesine e proves. Pas shoqerimit ai u la i lire dhe ceshtja kaloi ne proces gjyqesor. Xhumani u largua menjehere nga detyra qe mbante, nderkohe qe per akuzen e "armembajtjes pa leje" u denua dje me gjobe. Mesohet se gjykata ka dhene te njejten mase denimi, sa kerkoi prokuroria ne pretencen e saj.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›