Vrasja e Dorzit, deshmitari okular: Nuk e pashe autorin
Tirane- Deshmitari okular i vrasjes se Ramazan Dorzit, dy dite me pare, nuk e ka njohur autorin e krimit. Gjate deklarimeve te dhena perpara oficereve te Policise Gjyqesore, deshmitari ka treguar se ne momentin qe ka ndodhur vrasja, ai ka qene ne tavoline me viktimen, por kur ka degjuar te shtena dhe ka pare shokun e tij qe u shtri ne toke, atij i ka rene te fiket. Sipas deshmitarit, veprimet kane qene shume te shpjeta saqe ai nuk ka mundur dot te dalloje personin qe kishte perballe. Po ashtu burimet kane bere me dije se deshmitari, ishte plagosur nje here. Gjate dites se djeshme jane marre ne pyetje disa persona, ku kryesisht kane qene personat qe sherbenin ne lokal. Keta te fundit gjate marrjes ne pyetje kane treguar se kane degjuar te shtena armesh dhe kane dale menjehere jashte, kur kane pare te vrare viktimen 58-vjec dhe shokun e tij pa ndjenja. Burimet nga policia bejne te ditur se po punohet ne identifikimin e autorit te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe burimet shtuan se e vetmja piste e cila po hetohet nga ana e policise, eshte ajo e nje hakmarrjeje te mundshme, kjo duke marre parasysh faktin se viktimes i ishin bere edhe tre atentate te tjera me pare, ndaj te cilave vetem ishte plagosur. Nje prej atentateve ka ndodhur me 19 prill te vitit 2006, ne te cilen mbeti i vdekur taksisti Festim Hoxha dhe viktima Dorzi, ka qene deshmitari okular i asaj ngjarjeje.
Ngjarja
Ramazan Dorzin, u ekzekutuar dy dite me pare me nje plumb ne koke. Sipas burimeve viktima ishte duke pire kafe se bashku me nje shokun e tij, kur nje person e ka qelluar ate me pistolete mbas koke, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Ngjarja
Ramazan Dorzin, u ekzekutuar dy dite me pare me nje plumb ne koke. Sipas burimeve viktima ishte duke pire kafe se bashku me nje shokun e tij, kur nje person e ka qelluar ate me pistolete mbas koke, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.