E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, policia greke kthen 1500 klandestinë

Burime të policisë kufitare të kapshticës bëjnë të ditur se gjatë muajit të fundit policia greke ka rikthyer në tokën shqiptare me teper se 1500 shtetas shqiptarë që kanë kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të keqtrajtimit të emigrantëve. 

KORCË-Pavarësisht kontrolleve të shumta nga autoritetet e dy vendeve emigracioni klandestin drejt Greqisë vazhdon të jetë present, kryesisht ne zonat kufitare si ajo e Kapshticës. Konfirmimi vjen përmes shifrave të kthimit të emigrantëve shqiptarë nga pala greke në këtë pikë të kalimit. Burime të policisë kufitare të Kapshticës bëjnë të ditur se gjatë muajit të fundit policia greke ka rikthyer në tokën shqiptare më tepër se 1500 shtetas shqiptarë që kanë kaluar ilegalisht kufirin.Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të keqtrajtimit të emigrantëve, por vetëm kthimin e tyre. Mësohet gjithashtu se cdo ditë numri i klandestinëve që kthehen nga pala greke arrin në 200-300 vetë, ndërsa mosha e tyre varion mes 16 dhe 25 vjec. Në pjesën më të madhe të rasteve emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin identifikohen banorë në zonat kufitare me Greqinë, si Kapshtica, Devolli, Vidohova, Mirasi dhe Trestenika. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›