E Diel, 1 Nëntor 2026

Fond. shqiptaro-USA në mbështetje të biznesit

Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit do të ngrejë një fondacion të ri, i cili do të mbështesë me investime arsimin, sipërmarjen private, zhvillimin e kapaciteteve udhëheqëse, turizmin kulturor dhe ekoturizmin përmes një kapitali prej 100 mln dollarë.. 

TIRANE- Fondi shqiptaro amerikan i zhvillimit do të ngrejë një fondacion të ri i cili pritet të bëhet institucioni më i madh jofitimprursës që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Me një kapital fillestar mbi 100 milion dollarë, Fondacioni do të mbështesë zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet programeve që do të fokusohen tek arsimi, sipërmarrja private, zhvillimi i kapaciteteve udhëheqëse dhe turizmi kulturor.
“Në mbarë Shqipërinë, nevoja për arsimim dhe kualifikim shtrihet në cdo nivel të jetës që nga mësimi i koncepteve bazë në shkollat e mesme e deri tek kualifikimi i drejtuesve më të lartë të kompanive. Këto do të jenë lentet nëpërmjet të cilave fondacioni do të shohë fillimin e aktivitetit të tij. Jemi të sigurtë që fondacioni ka mundësinë të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë. I vetmi interes i yni është përmirësimi i jetës së Shqiptarëve” shprehet Micheal Granoff, drejtues i Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit.

“Ajo cka unë do të thoja është që këtë duhet ta shihni si shpresë të cilën fondi nëpërmjet këtij fondacioni të ri që po ngre do ta shtyjë më tutje për të avancuar më tej ndihmën dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe sektorëve të saj” theksoi ambasadori amerikan në Shqipëri, John Ëithers.

Fondacioni do të pasojë kontributin e madh që ka dhënë në ekonominë tonë Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit. Që prej vitit 1992 kur ai nisi aktivitetin ka ndihmuar me investime në zhvillimin e kompanive të ndryshme, të cilat nga ana e tyre kanë kontribuar me mbi 1 miliard dollarë në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe në krijimin e mbi 5000 vendeve pune.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›