E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, banorët prej dy vjetësh pa ujë të pijshëm

Banorët e Shëngjinit e sigurojnë ujin e pijshëm ose nga puset e hapura pranë shtëpive të tyre ose shpesh detyron ta blejnë atë. Shkak është bërë mungesa e ujit apo furnizimi me orar të caktuar, që në fakt garanton vecse uji të pakonsumueshëm. 

LEZHË- Shëngjini mbetet nga qytetet e frekuentuara nga turistët e huaj e vendas. Por edhe ky sezon veror ka kaluar sërish me probleme për ujin e pijshëm. Prej mëse dy vitësh në pjesën më të madhe të këtij qyteti mungon uji, ndërsa në disa zona furnizimi kryhet me orar të caktuar. Por edhe në ato shtëpi që furnizohen, uji sikurse duket në këto pamje është i pakonsumueshëm. Pas interesimit në ndërrmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Lezhë, mësuam se projekti prej 3 milion eurosh për të siguruar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, është dhënë që prej vitit 2007, ndërsa deri në përfundim të tij banorët do të vuajnë mungesën e elementit më të rëndësishëm jetësor.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›