E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", kerkohet ndarja e ceshtjes

Tirane- Gjykata e Larte ka rrezuar dje Prokurorine, per perjashtimin e tre gjyqtareve te cilet jane duke gjykuar ceshtjen "Gerdeci". Nga ana tjeter avokatet mbrojtes kane kerkuar se shpalljen e moskompetences dhe vecimin e ceshtjes per te pandehurit e tjere, pervec ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per te cilen kjo gjykate eshte kompetente.

Seanca

Prokurori Sokol Stojani, i ka kerkoi dje Kolegjit te Bashkuar, perjashtimin nga gjykimi te gjyqtareve Irma Bala, Evgjeni Sinoymeri dhe Besnik Imeraj. Prokurori Stojani argumentoi se dy gjykateset Bala dhe Sinoymeri, kane qene ne gjykimin e masave te sigurise, ndersa per gjyqtarin Besnik Imeraj, perfaqesuesi i akuzes sqaroi se vajza e tij kishte qene ne nje zyre me avokatin Maks Haxhia, i cili ka qene pjese e mbrojtjes gjate fazes hetimore. Kerkesat e prokurorise, jane hedhur poshte nga Kolegji Penal, pas keshillimit 10 minuta ne dhomen e keshillimit. Sipas tyre kerkesa e mbrojtesve, eshte e pabazuar ne ligj. Pas rrezimit te kerkesave te akuzes, prokuroret kane shpjeguar se te pandehurit Ardian Mullai dhe Shpetim Spahiu, mbroheshin nga ana e avokateve, Vladimir Meci dhe Andi Meci. Ndersa dy te pandehurit Dritan Minxholli dhe Mihal Delijorgji mbrohen nga ana e avokatit Arben Prifti. Sipas akuzes te pandehurit duhet qe te kene perkatesisht nga nje mbrojtes, pasi mes tyre ka papajtueshmeri te interesave. Perballe pretendimeve me prokurorine, mbrojtesit kane shpjeguar se "akuza na e ka vene ne dukje kete fakt edhe gjate hetimeve paraprake, por per kete pretendim te saj nuk ka pasur nje vendim. Per ne nuk perben pengese, per te mbrojtur te pandehurit". Pas arsyetimit te mbrojtesve gjykata, ka vazhduar me kerkesat e tjera paraprake. Tetembedhjete prej te pandehurve nepermjet avokateve te tyre mbrojtes, kane kerkuar dje ndarjen dhe vecimin e ceshtjes. Ata kane argumentuar se duhet te shpallet moskompetenca nga ana e Gjykates se Larte, ne menyre te tille qe te gjykohet nga nje Gjykata e Shkalles se Pare. Avokatet kane shpjeguar gjykaten qe te pandehurit e tjere nuk kane lidhje me te pandehurin Fatmir Mediu, per te cilen eshte kompetente Gjykata e Larte per ta gjykuar. Ne fund mbrojtesit kane shpjeguar se klienteve te tyre, iu mohohet e drejta per t'u gjykuar ne shkalle me te larta, nese do te gjykoheshin nga Kolegjet e Bashkuara. Nje nga mbrojtesit, i cili ka mbeshtetur edhe koleget e tij per kerkesat e vecimit te ceshtjes, ka qene avokati i ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ka qene dakord me gjykimin ne kete gjykate, vetem te klientit te tij. Se bashku me mbrojtesit e tjere ai ka shpjeguar se prokuroria nuk ka sjelle nje vendim, ne te cilen te argumentohej bashkimi i procedimeve dhe gjykimit te tyre ne Gjykaten e Larte.

Vendimi

Pas paraqitjes se kerkesave paraprake te mbrojtesve per ndarjen e ceshtjes, prokuroria ka kerkuar nje kopje te te gjitha kerkesave, ne menyre te tille qe te paraqiste edhe pretendimet e saj me shkrim. Gjykata ka vendosur daten 22, per te zhvilluar seancen e radhes per tragjedine e 15 marsit te vitit te kaluar, ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.

Te afermit e viktimave paraqesin kerkesat

Ne procesin e djeshem gjyqesor kane marre pjese edhe tre avokate, te cilet kane paraqitur kerkesat e tyre per t'u pranuar brenda procesit penal. Avokatja Blerta Kraja, ka argumentuar dje se ajo perfaqesonte familjaret e 18 viktimave te cilet humben jeten gjate tragjedise se 15 marsit te vitit te kaluar. Ndersa Avokati i Shtetit, ka paraqitur pretendimet e tij per padine civile ne ngarkim te Mihal Deligjorgjit dhe "Albademilit". Gjate parashtrimit te kerkesave te tij, avokati ka shpjeguar se ne kete padi kerkonte demshperblim te demit qe i eshte shkaktuar shtetit, i cili demshperbleu te gjithe banoret e Gerdecit. Po ashtu avokati i ka sqaruar gjykates, qe ky demshperblim te behej nepermjet sekuestrove. Ndersa nje padi e trete, qe mesohet te jete bashkangjitur ne dosje, eshte ajo e dy bashkeshorteve, Sagoni, te cilet nepermjet avokatit te tyre kerkojne nje demshperblim nga Ministria e Mbrojtjes, mbi 500 milione leke te vjetra. Sipas mbrojtesit, Anisa Sagoni, ishte 6 muajsh shtatzene, ka qene perballe me fabriken ne momentin qe ka ndodhur shperthimi, ka pesuar demtime te medha ne pjesen e legenit. Pas kurimeve 2 mujore ne Itali, mesohet se ajo nuk mund te kete me femije.

Te pandehurit e dosjes "Gerdeci"

Prokuroria e Pergjithshme akuzon per tragjedine e Gerdecit 30 persona, mes tyre edhe vete shoqerine "Albademil" sh.p.k. Kater prej te pandehurve po gjykohen me masen e sigurise "arrest me burg". Ata jane Dritan Minxholli, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Gjeci. Ky i fundit ka qene prezent ne dy seancat e para, qe jane zhvilluar per ngjarjen e 15 marsit. Ndersa te pandehurit e tjere po gjykohen ne mungese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›