E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr 260 mije leke per lirimin nga burgu, zhduket Isaku

TIRANE - Mashtron nje grua me qellim t'i nxjerre djalin nga burgu, por policia e shpall ne kerkim. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane dje se, Genci Isaku, 39 vjec me arsim 8 klase, eshte vene ne ndjekje penale pasi i ka marre shumen prej 260 mije lekesh 55-vjecares F. Zani, duke i premtuar se do t'i nxirrte djalin nga burgu. Renato Zani ishte vene ne pranga qe ne dhjetor te vitit te kaluar, per vjedhjen e nje shume parash. I riu, i cili ndodhet ne qeli, i kishte vjedhur nje personi 50 mije leke ne parkingun e nje dyqani. E qe prej muajsh, i riu Zana ndodhej i burgosur nen akuzen e vjedhjes. Pak dite me pare, e ema e te burgosurit kishte takuar 39-vjecarin Isaku, i cili i kishte premtuar per lirim e djalit. Por ai i kishte kerkuar shumen prej 260 mije lekesh asaj. Ne kembim te lirise se djalit, 55-vjecarja kishte vendosur t'i jepte parate. Gjashte dite me pare, ne rrugen "Vangjel Capo", ishte takuar Zana dhe Isaku. Ketu e ema e djalit te burgosur, i ka dhene shumen e lekeve. E me pas, dite pas dite ka pritur qe Renato Zani te ishte i lire. Por kjo gje nuk ka ndodhur. Keshtu qe dy dite me pare, F. Zana, i eshte drejtuar policise se kryeqytetit. Aty ka bere denoncimin per mashtrimin e bere nga Genci Isaku, qe i kishte premtuar lirine e djalit te saj, por gje e cila nuk ka ndodhur. Burime zyrtare te policise, thane se jane vene ne kerkim te 39-vjecarit nga Tirana, me qellim ndalimin e tij. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›