E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i dha vajzen, plagos vjehrrin ne prite

Nje 29-vjecare dyshohet se ka plagosur ne prite vjehrrin, qe ishte kunder marteses me vajzen e tij. Kastriot Menga u shpall ne kerkim diten e djeshme nga Policia e Burrelit, pasi ne fshatin Baze, ka qelluar me bresheri ne drejtim te te moshuarit M. Bishti, duke e lene te plagosur. Burime zyrtare thane se shkak i ngjarjes, eshte bere refuzimi i prinderve te vajzes per ta lejuar kete te fundit, te kthehej me bashkeshortin per ne shtepi. Por ngjarja ka zene fill disa muaj me pare, kur 29-vjecari Menga ka rrembyer vajzen me qellim martesen, kunder deshires se prinderve. Me ndermjetesimin e te afermve kjo lidhje pranohet dhe disa dite me pare Menga ka lejuar bashkeshorten te shkoje te prinderit, per nje feste fetare. Kur ka kaluar afati ai ka dashur te marre ate ne fshatin baze, por prinderit i thane se nuk e jepnin vajzen. Kaq eshte dashur qe i dyshuari te ndermarre atentatin ne prite.

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›