E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, pushon perfundimisht hetimet ndaj Damir Fazllic

Tirane- Gjykata e Tiranes ka pushuar dje kerkese-padine e dy mbrojtesve te Damir Fazllic, mbi ankimin e afateve te hetimit. Prokurori i ceshtjes Besnik Cani, ka paraqitur ne seance nje vendim ne te cilen behej me dije se Prokuroria e Tiranes, kishte pushuar hetimet ne ngarkim te biznesmenit boshnjako-britanik. Sipas akuzes, per mungese te pronave, prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj 34-vjecarit. Per kete fakt prokurori Cani, kerkoi pushimin e kerkeses se bere nga ana e mbrojtjes. Gjykatesi i ceshtjes Gjin Gjoni, ka pushuar kerkesen e bere nga ana e mbrojtjes. Nje jave me pare Prokuroria e Tiranes, ka pushuar hetimet ndaj Damir Fazllic, per mungese te pronave. Hetimet ndaj biznesmenit boshnjako-britanik nisen me 8 tetor te vitit te kaluar, dite kur 34-vjecari kishte ardhur ne vendin tone per te dhene nje interviste. Prokuroria ne fillim, dergoi nje ftese ne aeroportin e Rinasit, por me pas urdheroi shoqerimin e Fazllic, urdher i cili nuk u zbatuar asnjehere, pasi Fazllic ishte duke fluturuar me avionin e tij carter. Gjate muajve te fundit, akuza ishte ne pritje te disa leter-porosive, te cilat nuk mberriten ne vendin tone. Nepermjet ketyre leter-porosive, akuza kerkonte edhe te dhena mbi transaksionet bankare te biznesmenit nga kompanite e tij, ne drejtim te vendit tone. Pas tete muaj hetimesh, prokuroria arriti ne perfundimin se ndaj biznesmenit nuk ka asnje prove, qe ai te kete shkelur ligjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›