E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci kthehet në vend “pelegrinazhi” për opozitën e drejtuar nga Rama

LSI-nga ana e saj rikonfirmon tubimin në të njëjtën orë me të PS-ës, të dielën

Përshkallëzohet keqpërdorimi ekstrem për qëllime te ngushta politike i ngjarjes tragjike të një viti më parë. Rama ka shkuar dje personalisht për të mbledhur fatkeqët e aksidentit për në tubimin e ditës së diel

TIRANE - Gërdeci është shndërruar një javë para në një vend pelegrinazhi për lidershipin e Partisë Socialiste. Qe herët paradite kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar dje fshatin Marqinet ku si të ishte një gazetar memuaresh mori në pyetje fshatarët në lidhje me impresionet e tyre për ngjarjen tragjike të një viti më parë me një kërshëri të tillë që të krijonte përshtypjen se me gjasë kryesocialisti kishte dëgjuar vetëm pak minuta më parë për këtë ngjarje dhe se vetë ajo kishte ndodhur pak orë më parë. I shoqëruar nga kamerat televizive në rrugëtimin e tij nga shtëpia në shtëpi, kryesocialisti me tone teatrale është interesuar në lidhje me dëmshpërblimet e dhëna nga strukturat shtetërore.
Vetëm një vit më parë me të njëjtat doza patetizimi Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në qytezën e Vorës, shumë pranë këtij fshati e megjithatë me shumë së të interesohej për hallin e këtyre banorëve, ai foli gjerë e gjatë për politikën e vjetër që sipas Ramës shkaktoi shpërthimin në Gërdec si dhe për politiken e tij të re që premtonte një perspektivë ndryshe.
Në fund të vizitës së tij Rama bëri të ditur edhe qëllimin e vërtetë të vizitës duke bërë thirrje që të gjithë këta banorë të protestojnë ditën e diel përkrah socialistëve në Tiranë.
Në Marqinet, Rama pretendoi se me qeverisjen e dalë nga vota e 28 qershorit do të shërohen plagët fizike e shpirtërore të krimit shtetëror të Gërdecit.
Por instrumentalizimi nuk mbaron këtu.
Pas Ramës sot është radha e kreut të G 99-ës, Erion Veliaj që do të vizitojë Gërdecin, pikërisht dy familje që kanë nga një familjar të gjymtuar nga ngjarja e një vitit më parë.
Gërdeci ka qenë tema kryesore dje edhe për lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili, tha se LSI do të protestojë jo vetëm për këtë ngjarjeje por edhe për krizën ekonomike që sipas saj ka përfshirë vendin, varfërinë, privatizimet e dështuara, konflikteve me institutucionet e pavarura kushtetuese dhe ato ndërkombëtar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›