E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mos i beso kurrë një ujku", do të jetë premierë e cirkut të metropolit në fundjavë

“Mos i beso kurrë një ujku”, është premiera që çel për këtë sezon aktivitetin e cirkut të Metropolit.  Aabula e premierës është ajo e përrallës së njohur për fëmijë “Kecat dhe Ujku”. Në këtë shfaqje janë ndërthurur baleti, danci, teatri dhe akrobacia. E gjithë performanca do të realizohet nga Ansambli i fëmijëve “Spektër” dhe trupa e Cirkut të Metropolit.  Ajo do të vijë nën koreografinë e Llaqi Nakos, si dhe të pedagogëve të studios së cirkut të Metropolit Silvana Dumi, Agron Muho, Kujtim Dumi dhe Sokrat Buzo. Akrobacia në këtë shfaqje është në funksion të ilustrimit të ngjarjes në mënyrë shumë të natyrshme. Me kostumet e realizuara nga Zana Bodinaku, akrobatët, me personazhet e kafshëve, do të interpretojnë sipas muzikës së përpunuar nga Saimir Çili. Premiera “Mos i beso kurrë një ujku” do të shfaqet ditën e shtunë dhe të dielë, në datat 14 dhe 15 Mars 2009 në orën 11.00 në Arenën e Cirkut të Metropolit, për të vijuar më tej me shfaqjen e saj çdo fundjavë në muajt në vazhdim. Cirku i Metropolit ka nisur aktivitetin e tij në fillim të vitit 2008, ndërkohë që ai është pjesë e Qëndrës Kulturore Tirana, e themeluar në vitin 2005.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›