E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritet i qeverisë, anëtarësimi në NATO dhe BE

Ministri Oketa pret Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bullgarisë

TIRANE - Prioriteti parësor i qeverisë shqiptare është anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ditën e djeshme Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë një takimi të zhvilluar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bullgarisë, Gjeneral  Zlatan Kirilov Stoykov. Ministri i Mbrojties, Oketa e njohu Gjeneralin Stoykov edhe me synimet e tjera të ushtrisë shqiptare, dhe vuri në duke se “një sfidë tjetër për të cilën po punojmë çdo ditë është edhe demontimi i municioneve të mbetura stok”. 
Duke u ndalur te bashkëpunimi i mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, Oketa tha se “do të mbështes të gjitha projektet në fushën ushtarake, jo vetëm ato që kanë ekzistuar e vazhdojnë më tej, por edhe ato që do të iniciohen në të ardhmen”.
Nga ana e tij, Gjeneral  Zlatan Kirilov Stoykov, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Forcave të Armatosura të dy vendeve, dhe në këtë kontekst, ai u shpreh i gatshëm në vijimësinë e projekteve të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të eksperiencës në fusha të ndryshme ushtarake. Gjeneral  Zlatan Kirilov Stoykov i ka përcjellë ministrit Oketa urimet e homologut bullgar dhe të qeverisë bullgare për sukseset e arritura, suksese të cilat u konfirmuan me marrjen e ftesës për anëtarësim. Stoikov ka vlerësuar se “data 3 dhe 4 prill do ta ulin  Shqipërinë në vendin e anëtarit me të drejta të plota në NATO dhe kjo sigurisht do të jetë një ditë historike”.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe Ambasadori i Bullgarisë, në Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›