Shqipëria, pjesë e përfitimeve nga ndihma prej 1.9 miliardë eurosh të BIE-së
Nga kjo paketë përfitojnë vendet e Evropës Juglindore
TIRANE - Shqipëria, do të jetë pjesë e përfitimeve nga shuma prej 1.9 miliardë euro, që Banka Evropiane e Investimeve do të japë si një pjesë të një pakete ndihme, për vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në BE.
Pjesë e përfitimeve do të jenë, kryesisht vende të Evropës Juglindore, anëtare të reja të BE-së; vende aspirantë ku bënë pjesë Shqipëria; si edhe Turqia.
Banka Evropiane e Investimeve ka paraqitur një plan financiar për të ndihmuar ekonomiste dhe sistemin bankar të vendeve të Evropës lindore dhe juglindore. Bëhet fjale për një paketë me vlerë 8.5 miliardë euro, e cila do të ndahet në bazë të kërkesave dhe kritereve të përcaktuara nga vetë drejtuesit e bankës. Shefi i saj, Filip Maishtat konfirmon se brenda muajit prill të këtij viti, banka do të shpërndaje 4.4 miliardë euro për anëtarët e rinj të BE-së, 1.9 miliardë për aspirantët për anëtarësim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, si edhe 2.2 miliardë për Turqinë.
Sipas Majshtat, në shumicën e vendeve të Ballkanit, pasojat e krizës globale të ekonomisë janë shfaqur mjaft qartë, me rënie të likuiditetit nga bankat, me tkurrje të investimeve, reduktim të importeve dhe eksporteve, si edhe rënie të fuqisë blerëse.
Për këtë, sipas shefit të Bankës Evropiane të Investimeve, Filip Maishtat, mësohet se është e nevojshme që edhe qeveritë e këtyre shteteve të miratojnë paketa të veçanta financiare për t’i ardhur në ndihmë kompanive të mëdha, për të krijuar vende pune dhe për të mbajtur gjallë sektorin bankar.