Zyrtarizohet krisja e dytë në PS, krijohet “PS 91”
Autori i Lajmit: red.
Ish-anëtarë të forumeve drejtuese të Partisë Socialiste kanë krijuar dje një parti të re. Ndërsa fillimisht ishte menduar që emri i saj të ishte Partia e Re Socialiste, struktura më e re politike është “pagëzuar” me emrin “Partia Socialiste 91”. Deputeti Petro Koçi do të jetë kryetar i kësaj partie. Subjekti më i ri politik është konkretizimi i një lëvizjeje për politikë institucionale të inicuar nga Petro Koçi, më shumë se një vit më parë. Drejtues të lartë të kësaj partie janë ish-deputetë socialistë. PS 91 ka zhvilluar dje mbledhjen e parë ku ka zgjedhur sekretarët e rinj, mes të cilëve Makbule Çeço, Gjergj Koja, Enver Reçi, ndërkohë që qëllimi i kësaj partie, sipas kryetarit Petro Koçi, do të jetë forcimi i së majtës shqiptare. Petro Koçi nuk ka përjashtuar edhe bashkëpunimin me ish-kryetarin socialist të dorëhequr, Fatos Nano. Krijimi i PS 91 sjell krisjen e dytë në Partinë Socialiste, pas krijimit, 4 vjet më parë, të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008