“Largimi i FMN-së, jo thjesht për demagogji elektorale”
Autori i Lajmit: red.
Kriza ekonomike, e cila ka përfshirë gjithë globin, e bën të dobishëm vazhdimin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, edhe pse atij i mbaron mandati. Ky qëndrim është shprehur dje nga deputeti socialist, ish-ministër i Financave, Arben Malaj. Sipas tij, situata e rënduar ekonomike ndërkombëtare mund të ndikojë edhe në ekonominë shqiptare, siç ka filluar të ndihet edhe në ekonomitë kryesore që janë partnerë kryesorë të Shqipërisë si Italia, Greqia dhe vende të tjera. “Pra, nëse do të kishim një situatë ekonomike globale, e cila nuk do të ishte e tillë, do të dukej normale që FMN-ja të ndryshonte mënyrën e mbikëqyrjes së ekonomisë shqiptare. Fakti që situata është ndryshe dhe ritme të reja janë duke u ndjerë në ekonominë e vendet evropiane dhe në të gjitha vendet e Ballkanit, e bën të dobishëm një vazhdim të asistencës së FMN-së. Ky është elementi i parë”, - pohoi Malaj. Deklarata e tij vjen pas këshillave të fundit të FMN-së para se ajo të largohet, por dhe përplasjes së saj me Qeverinë në disa çështje. Qeveria e ka konsideruar si jo të nevojshme zgjatjen e misionit të FMN-së. Sipas Malajt, Qeveria shqiptare duhet t i jetë mirënjohëse të gjithë asistencës së realizuar nga institucione ndërkombëtare, të cilat përballuan disa nga krizat e ekonomisë shqiptare, si FMN, Banka Botërore dhe tani së fundmi edhe Bashkimi Evropian. Ish-kreu i Financave pohon se në çdo situatë, duhet të ketë një diskutim shumë profesional për avantazhet e vazhdimit të një asistence të FMN-së, e cila nuk asiston thjesht vendet në zhvillim, por skanon edhe çfarë ndodh në ekonominë amerikane, i bën analizë edhe ekonomisë së vendeve evropiane dhe jep këshilla dhe rekomandime. “Qeveria shqiptare duhet të kuptojë që FMN, BB dhe BE janë institucione që bashkëpunojnë dhe jo që konkurrojnë njëri– tjetrin. Ndoshta është koha për të bërë debate edhe në Parlament dhe të mendojnë me një përgjegjësi më të madhe, që thjesht për demagogji elektorale, të paraqesin si sukses ndërprerjen e bisedimeve në mënyrën e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare”, - tha ai. Lidhur me mesazhet e fundit të FMN-së, Malaj tha se nuk duhet të kuptohet sikur janë thjesht dhe vetëm kundër Qeverisë, sepse debati për përgjysmimin e taksave në kushtet kur ekonomia mund të jetë e ekspozuar nga risqe siç është kriza energjetike, siç është inflacioni i lartë, siç është deficiti i lartë, janë këshilla që u imponohen shumë vendeve.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008