Gërdeci pas tragjedisë,akoma duken gjurmët
Gërdeci nuk i ka shuar ende gjurmët e tragjedisë së 15 marsit. 7 muaj pas asaj ngjarjeje, zona po përpiqet të ngrejë kryet nga shpërthimi, që shembi gjithçka në jetën e banorëve. Fshati ka rënë në monotoninë e punëve të përditshme. Pjesa më e madhe e banesave të rrënuara janë ndërtuar e janë në dërtim e sipër. Por, ka edhe nga ato familje, të cilave gjërat nuk u kanë shkuar si duhet. Kjo banesë e dëmtuar plotësisht nga shpërthimi, që gjendet në majën e kodrës, nuk është vlerësuar fare nga komisioni, ndaj ka mbetur e rënuar si në ditën e parë të tragjedisë. Në pamje të parë duket sikur zona po e rimerr vehten pas shpërthimit të madh. Por, problemet me të cilat po përballen banorët e zonës janë nga më shumtat. Pas ndihmës që shteti u ka dhënë për shtëpitë, banorët shprehen se nuk ka ardhur më njeri t'I shohë e t'I dëgjojë cfarë hallesh kanë. Më kryesorja për ta mbetet cështja e ujit të pijshëm, I cili edhe në ato pak orë që shkon në banesa është I ndotur dhe I pakonsumueshëm. Sipas tyre, dëmtimi I rrjetit nga shpërthimi I madh, nuk është rikuperuar ende. Pas tragjedisë së 15 marsit nxënësit e fshatit gërdec, nuk kanë ende shkollën e tyre. Si shumë gjera të tjera të harruara në këtë vend, fatkeqësisht ka mbetur edhe shkolla. Nw mungesw tw saj, fëmijët janë detyruar të shkojnë e të zhvillojnw mësimin rreth 30 minuta larg, në një mjedis që bashkia u ka siguruar me qera. Për ndërtimin e kësaj shkolle shiriti I fillimit të punimeve është prerë që në muajin gusht. Pa mësuar asnjë arsye më shumë, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, shprehen me shqetësim se deri mw tani, në godinë nuk është kryer ansjë punim. Dimri është në prag, dhe nxënësit thonë se rruga që të con tek mjediset e reja të edukimit, nuk është aspak e përshtatshme për të ecur në këmbë në kohë të keqe. Nga ana tjetër autoritetet që kanë marrë përsipër rindërtimin e shkollës, heshtin pa dhënë asnjë arsye, se kur fëmijët do të mund të kenë si më parë shkollën e tyre.