E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish ujë i ndotur në Tiranë

Tirana ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm. Analizat e muajit shtator kanë evdientuar 5 pika kryesore në rrjet me ndotje mikrobiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, monitorimet kanë nxjerrë se, zonat që kanë probleme serioze me ndotjen janë: Rruga e Elbasanit, Bulevardi Zogu i Parë, Ali Demi, zona e Komunës së Parisit dhe Rruga e Kavajës. Sipas specialsitëve të ISHP-së, një ndër arsyet që kanë shkaktuar këtë situatë me ujin e pijshëm në Tiranë janë rreshjet e dendura në shtator dhe mungesa e ujit gjatë 24-orëve në rrjet. Nisur nga kjo situatë ISHP-ja ka rekomanduar që të rritet niveli i klorit në ujë, për të parandaluar sëmundjet. Raportohet se aktukalisht klori në ujë është i pranishëm me 08,09 deri 1 miligram për litër. Analizat e shtatorit për pikat e ndotura në kryeqytet, janë kundërshtuar nga drejtoria e ujësjellësit tiranë, cka ka detyruar specialistët e ishp të dërmarrin vetë një fushatë monitorimi në rrjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›