"Gërdeci", prokuroria në Apel: Dënimet, për vrasje
TIRANE- Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci duhet të shpallen fajtorë për akuzën e "Vrasjes në rrethana cilësuese". Këtë kërkesë ka paraqitur në seancën e djeshme organi i akuzës, gjatë leximit të ankimimit voluminoz.
Prokurorisë i janë dashur plot 6 orë për leximin e ankimimit, mbi të cilin organi i akuzës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për çështjen e Gërdecit. Dy prokurorët e çështjes, Shkëlqim Hajdari dhe Edmond Hyka kanë sjellë gjatë seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit prova dhe fakte pse kjo gjykatë duhet ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i nxjerr të pandehurit kryesorë të çështjes së Gërdecit si fajtorë për shpërdorimin e pronës private, për shpërdorim të detyrës dhe disa akuza të tjera, por që në asnjë moment mbi ata nuk rëndon akuza e vrasjes.
Gjykata e shkallës së parë, e kryesuar nga gjykatësi Ridvan Hado, ka argumentuar se pretendimi i prokurorisë për të akuzuar katërshen më të përfolur të çështjes së Gërdecit me akuzën e vrasjes është i gabuar dhe i pabazuar në ligj. Por gjatë seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, organi i akuzës ka kërkuar sërish që katër të pandehurit të shpallen fajtorë për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Sipas prokurorëve, Gjykata e Tiranës është treguar kontradiktore dhe ka gabuar kur interpreton akuzën e vrasjes me dashje, e cila sipas kësaj gjykate nuk është kryer as nga subjekti "Albadamil" dhe as nga të akuzuarit e tjerë. Sipas prokurorëve, çdo veprim për demontimin e municioneve në Gërdec është bërë me dashje. Organi i akuzës argumenton se të pandehurit kanë përdorur me dashje metoda të papërshtatshme për demontimin në Gërdec, madje me dashje kanë punësuar edhe personel të pakualifikuar, duke marrë edhe fëmijë të mitur në punë. Gjykata e Shkallës së parë ka dënuar me nga 18 vite burg Pinarin dhe Minxollin, me 10 vite burg Delijorgjin dhe Ngjecin, ndërsa Luan Hoxhën me 6 vite burg.
DETAJE TË REJA NË SEANCË
Gjatë seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, prokurorët Hajdari dhe Hyka janë shprehur se të pandehurit e çështjes së Gërdecit kanë përdorur emrin e amerikanit Patrik Henri, i cili ende nuk dihet me saktësi se çfarë roli ka luajtur në çështjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Por sipas prokurorëve, organizatori i "Gërdecit" është Delijorgji, i cili është kujdesur për çdo detaj, deri në gjetjen e vendit për demontimin e predhave dhe municioneve. Pas leximit të ankimimit nga organi i akuzës ka dalë në pah fakti se Delijorgji ka qenë shumë aktiv në procesin e demontimit, ndërsa Minxolli ishte personi që e njoftonte atë për çdo lloj veprimi. Madje, gjatë seancës ka dalë në pah se përveç bisedave që Pinari bënte me ish-kreun e Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, ku porositej sasia e municioneve për t`u dërguar në Gërdec, për porositjen e dërgesave të tilla kanë komunikuar pa ndërmjetës mes njëri-tjetrit Delijorgji me Hoxhën, duke u përfshirë edhe më tej në këtë çështje. Ndërkohë, prokuroria kërkon që Delijorgji, Pinari si dhe Ngjeci të shpallen fajtorë edhe për "shpërdorim detyre", pasi ata ishin të vetëdijshëm për dëmin që do të shkaktonte çmontimi i municioneve në Gërdec. Të njëjtën akuzë ata kanë kërkuar edhe për të pandehur të tjerë të çështjes.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)