E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Po kthehemi në kohën e Moxhit

TIRANE-Arbitrimi i sotëm i gjyqtarit Xhakomelo e ka “tërbuar” presidentin e Interit Masimo Morati, që nuk i ka përmbajtur më akuzat. “I kam përjetuar këto situata dhe pas shumë vitesh, nuk dua të kthehemi pas në kohë, - tha kreu zikaltër, referuar periudhës së Calciopolit. – Mund të kemi komentatorë televizivë që argëtohen kur bëjnë sikur nuk ishte penallti, por nëse nuk është penallti kjo...”.

Ndërsa arbitri po nxirrte jashtë Stramaçonin, kamerat fokusuan Moratin duke sharë. “Çfarë më shqetësoi? Gjithçka, në fund ishte një penallti e madhe sa një shtëpi. Më thoni ju, në ndeshjet kundër Juventusit e Atalantës, ishte gjithçka në favorin tonë?”, ka pyetur ai. “Mund të them që për tre ndeshje radhazi, ku njëra na shkoi mirë falë Zotit, kemi pasur të bëjmë me padrejtësi gjyqtarësh dhe me një sjellje arbitrash që na kanë penguar të fitojmë. Nuk mund të rri më urtë. Nuk dua t’i kthehemi të shkuarës. Uroj të mos jetë më faji i dizenjimit”, deklaroi Morati.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›