Mediu: Më kanë kërcënuar me vdekje
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga prokuroria si një nga shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, ka pohuar se është kërcënuar me jetë, pas vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka. Deklarata është bërë gjatë një interviste për një televizion privat, ku deputeti Mediu ka treguar detaje nga historia. Sipas tij, pas vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka është kërcënuar me jetë, ndërsa ditën që ndodhi aksidenti ka qenë në një ceremoni mortore në qytetin e Laçit, ku ndërroi jetë kryetari i Partisë Republikane. "Ditën që ka vdekur z.Trebicka, kam qenë në një ceremoni mortore në qytetin e Laçit, ku vdiq kryetari i Partisë Republikane. Shtetasin Kosta Trebicka e kam takuar vetëm një herë në Shqipëri, me një person tjetër, i cili ma ka rekomanduar. Vdekja e tij ishte tragjike dhe fushata pas ngjarjes së rëndë u manipuluar", ka deklaruar Mediu, duke shtuar se para dhe pas ngjarjes ka marrë sms natën nga njerëz shqiptaro-amerikanë. "Edhe para vdekjes së z.Trebicka më kanë thënë se ‘do të të eliminojnë fizikisht". Kur ka ndodhur kjo, isha bashkë me një njeri të medias", vazhdoi Mediu. Pyetjes insistuese nëse ndihesh i kërcënuar, ai i është përgjigjur se "jeta i dhimbset kujtdo", por nuk mund të ndihem i kërcënuar pasi kam zbatuar ligjin. Ish-ministri i Mbrojtjes ka përmendur edhe një episod, kur Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA, Donald Ramsfeld, i kanë futur një letër, duke i treguar që të mos bashkëpunonte me ne, pasi, sipas letrës, ne kishim vrarë dhe prerë. Këto episode, sipas Mediut, kanë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, madje individë të caktuar u kanë dërguar zyrtarëve të SHBA-së edhe i-mail-e për qëllime politike.
Ndërkohë, gjatë intervistës, Mediu ka treguar edhe përjetimin e ngjarjes së Gërdecit. "Në momentin e tragjedisë së Gërdecit kam qenë duke pirë kafe me ministrin Ridvan Bode, pas një takimi që kishim zhvilluar në Bullgari", tregon kreu i Partisë Republikane, duke vazhduar se ka shkuar menjëherë në terren për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit. Pyetjes se para anëtarësimit të Shqipërisë në NATO Mediu kishte deklaruar që vendi ynë ndihet i kërcënuar, i është përgjigjur se "ajo që kam thënë është se Shqipëria është rreshtuar në formacionin kundër terrorizmit dhe një rreshtim i tillë mund të na vinte nën kërcënim, pasi binte ndesh me disa struktura të caktuara". Më pas tha se kërkesa për heqjen e imunitetit është tendencioze, e paligjshme dhe politike, pasi Kryeprokurorja Ina Rama duhet të zbatojë ligjet. Ai tha se tragjedia e Gërdecit nuk ishte rasti i vetëm i aksidenteve në Shqipëri, mjafton të kujtojmë ngjarjen e Karaburunit dhe ngjarjen e datës 28 mars 1997.