E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot vendoset për imunitetin e Berlusconit

Imuniteti I kryeministrit Italian Silvio Berluskoni shqyrtohet sot nga Gjykata më e lartë në vendin fqinj. Procesi vjen ndërsa ligji i imunitetit i ka lejuar kavaljerit që të dalë i larë nga një numër çështjesh gjyqësore, përshirë edhe një rast ku ai akuzohet për korrupsion. Prokurorët janë të bindur se imuniteti e vendos zotin Berlusconi mbi ligjin dhe kjo duhet të ndryshojë. Nëse Gjykata vendos kundër Berlusconit atëherë këshilltarët e tij thonë se ai mund të japë dorëheqjen. Pak pasi erdhi në pushtet vitin e shkuar, kryeministrit iu dha imunitet përballë gjykimit në kohën që është në detyrë. Atëherë ai përballej me një numër çështjesh gjyqësore, përfshirë edhe një ku Berluskoni akuzohej se i kishte dhënë rryshfet një avokati britanik për dëshmi false. E gjitha kjo situatë kjo vjen në kohën kur skandalet në jetën personale e kanë ulur mbështetjen ndaj kryeministrit italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›