Moska: BE-Nato, të reagojnë kundër Berishës
Zilja e vjetër e alarmit ka rënë në Rusi pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e shqiptarëve në të dy anët e kombit, së bashku me liderët kosovarë. Në konferencën për shtyp me homologun serb Vuk Jeremic të dhënë të hënën, Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka shprehur shqetësim të thellë për pasojat, qe sipas tij do të ketë deklarata e kryeministrit Berisha dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe NATO-s të reagojnë me përgjegjshmëri ndaj saj.
“Jemi të alarmuar është shprehur Lavorv. Jemi të bindur se kjo deklaratë duhet të pasohet nga reagime të menjëhershme dhe energjike, së pari nga të gjitha kryeqytetet europiane dhe më pas nga NATO. Presim që kjo të ndodhë” ka shtuar kryediplomati rus, duke ofruar sërish mbështetjen e Moskës për Serbinë në gjetjen e një marrëveshje të arsyeshme për statusin e Kosovës dhe Metohisë.
Megjithatë, reagimin e vonuar për deklaratën e Berishës duket se Rusia e ka shprehur në shenjë mbështetjeje ndaj Beogradit, në vazhdën e biseidmeve mes Lavrov dhe Jeremic në fundjavë. Deklarata e Berishës për njesimin e kufijve u dha në muajin gusht për Televizionin Klan. I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë që e dënoi atë. Më 22 shtator Kryeministri Vladimir Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov dërguan urimet e tyre për qeverinë Berisha- Meta duke shpresuar për një dialog konstruktiv mes diplomacive përkatëse. Në urimet e tyre asnjë prej palëve nuk permend shqetësimin për këtë deklaratë, por u desh vizita e Jeremic që Moska të alarmohej.