Mediu takim me Ambasadorin DElia
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ka pritur në një takim Ambasadorin italian në Shqiperi, Saba D’Elia. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ambasadori italian, garantoi ministrin Mediu, për gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm mjedisorë. Gjatë takimit u diskutua edhe për hedhjen e hapave konkrete në sektorët prioritarë, për të përmirësuar hapsirat e mundshme. Ministri Mediu ka falenderuar diplomatin italian për ndihmën e deritanishme dhe për gatishmërinë e vendit fqinj për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.