Gërdeci, sekseri Henri Tomei: Kontratën e firmosa me faks!
Henri Tomei, ose i njohur si "zoti i luftës", pranon se ka bashkëpunuar për trafikun e municioneve nga Gërdeci drejt Afganistanit, por mohon të ketë firmosur kontratën personalisht. Një letër-porosi e cila ka mbërritur në zyrat e organit qendror të akuzës, hedh dritë mbi lidhjen e kontratës midis "SAC-Albademil" me firmën "Evdin LTD" me pronar Henri Tomein. Kontrata është lidhur në Shqipëri, por Tomei nuk ka qenë prezent. Sipas akteve të ardhura me letër-porosi, zvicerani deklaron se kontrata është lidhur nëpërmjet faksit. Shqiptarët i kanë dërguar me fax dokumentet që duhet të firmoste dhe Tomei, pasi i ka firmosur, ua ka dërguar sërish me faks përfaqësuesve të firmës "Sac-Albademil". Kjo procedurë, sipas ligjit, është e paligjshme dhe konsiderohet si vepër penale.
Roli i sekserit "Evdin LTD" me seli në Qipro dhe me pronar Henri Tomei duket fantazmë dhe tepër i dyshimtë. Ajo ka hyrë në marrëveshje me qeverinë shqiptare duke bërë një rritje tepër të madhe të çmimit origjinal të municioneve ushtarake që ishin të destinuara për ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan. Çmimi fillestar i produktit ishte 22 dollarë amerikanë, por me ndërhyrjen e "Evdin LTD" si ndërmjetës, çmimi u rrit duke arritur 40 dollarë amerikanë. Pra vetëm ndërhyrja e tij dhe tarifa e "sekserllëkut" ka kushtuar 18 dollarë. Devirolit i është kërkuar nga Delijorgji të bënin një kontratë të re, por me një çmim prej 18 dollarësh më shumë, çka lë të kuptohet se edhe firma qipriote ishte kopertura për të justifikuar çmimin e fryrë dhe përfitimet e paligjshme të personave të tretë, jo palë në kontratë.
Masa për Gjeçin
Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës ka dhënë dje vendimin arrest me burg për Sokol Gjeçin, njeriu i cili ka qenë në funksionin e mbikëqyrësit të ndërmarrjes "MEICO" dhe nëpërmjet tij kalonin gjithë dokumentet zyrtare apo jozyrtare. Gjeçi është akuzuar për vrasje masive, njëlloj si dy të arrestuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, ku humbën jetë 26 persona. Prokuroria e Përgjithshme madje e ka cilësuar si fajtorin më të madh, sepse mendohet se ka qenë pikërisht Gjeçi, i cili ka ditur çdo rrezik që përbënte veprimtaria në Gërdec. Sokol Gjeçi është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku punonte në një firmë ndërtimi.
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Asim Vokshi, bëri vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa akuza përfaqësohej nga prokurori Arben Dollapi. Burime brenda seancës gjyqësore bënë të ditur se i pandehuri nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa seanca e vlerësimit të masës së sigurisë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ka zgjatur jo më shumë se 15 minuta. Avokati i Gjeçit, Nik Progni, deklaroi se klienti i tij nuk kishte dijeni për ato që ndodhnin në fabrikën e Gërdecit. Sipas tij, ngritja e akuzës për vrasje masive është e palogjikshme, pasi Gjeçi merrej thjesht me marketingun në firmën "Meico". Gjithsesi, prokurori deklaroi se Gjeçi kishte dijeni për të gjitha lëvizjet e municioneve dhe mbante përgjegjësi ligjore për shpërthimin e fuqishëm më 15 mars 2008, ku 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën. Prokuroria beson se i arrestuari Sokol Gjeçi është njeriu kyç që mund të hedhë dritë mbi tragjedinë e ndodhur për vetë pozicionin që ai kishte në kompaninë shtetërore të MEICO-s dhe si vartës direkt i Ylli Pinarit. Ai duhej të mbikëqyrte veprimtarinë e fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit të predhave dhe fishekëve, "Albademil", si dhe të gjitha kompanive të tjera të cilat merreshin me demontimin e municioneve.