Demokristianët e UDC takojnë Ndokën
Demokristianët italianë mbështesin demokristianët shqiptarë dhe grupimin "Poli i Lirisë". Për të përcjellë mesazhin e kësaj mbështetjeje ka mbërritur në Tiranë kryetari i grupit parlamentar të eurodeputetëve të UDC Italianë, Iles Braghetto. Braghetto ka nënvizuar se mbështetja e demokristianëve italianë për demokristianët shqiptarë dhe "Polin e Lirisë", është një mbështetje për demokracinë shqiptare që rrezikohet seriozisht nga monopolizimi. Braghetto, gjatë takimit të tij, me kreun e PDK-së, Ndoka, dhe kryetarin e "Polit të Lirisë" Aleksandër Meksi, theksoi se është në traditën e partive demokristiane të Europës që të bashkëpunojnë ngushtë ndërmjet tyre, për të ruajtur vlerat që këto forca politike që përfaqësojnë, si dhe vlerat e një demokracie substanciale.