E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Shkodra s`ta fal që nuk hyre në listë

Partia demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën eelktorale në kryeqëndrën e veriut, në Shkodër. Kryetari e PD-së ,Sali Berisha pasi falenderoi popullin e Shkodrës për mbështetjen e dhënë jo vetëm në të gjitha fushatat elektorale ,por edhe në gjithë aktivitetin e PD-së , theksoi se "ju nuk keni dalë të prisnin kryeministrin ,pasi atë e keni mik,por keni dalë për Europën ,keni dalë për zhvillimin dhe për demokracinë". Gjatë fjalimit të tij në Shkodër ,Berisha u ndal dhe tek fjala e kryesocialsitit Rama ,pak ditë më parë në Shkodër. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha tha se ai recitoi në Shkodër Hilë Mosin ,por u solli si kandidat Tomë Doshin. "Kujtoi Mosin ,Gurakuqin,por ndërkohë u solli shkodranëve Tomë Doshin që është i dështuar", tha Berisha. Më pas Berisha iu drejtua Ramës Duke thënë se "recitove Hilë Mosin për Shkodrën oksidentale ,ndaj dhe ti duhet të dalësh në krye të listës së socialistëve. Shkodra di të falë edhe votën kundër ligjit të lustracionit ,edhe votën kundër ligjit për kompensimin e të përndjekurve politikë ,por Shkodra nuk ta fal që nuk del në krye të listës së socialsitëve, por fshihesh pas karriges së kryetarit të Bashkisë së Tiranës", tha ai. Më pas Kryeministri Berisha ,bëri një panoramë të investimeve të rëndësishme që kapin vlerën e miliona eurove ,të realizuara në infrastrukturën rrugore të qytetit të Shkodrës ,gjatë katër viteve të qeverisjes demokratike. Por këto investime theksoi Berisha do të harrohen për shkak të investimeve edhe më të fuqishme që e presin Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Berisha theksoi se në katër vitet e qeverisjes ishin realizuar një numër i konsiderueshëm investime të fuqishme në të gjithë vendin ,ndërkohë që premtoi se në të katër vitet e ardhshme investimet do të dhjetëfishohen.Berisha bëri të ditur se ndër investimet më të rëndësishme për Shkodrën do të ishte rruga nacionale Shkodër -Hani i Hotit, fillimi i së cilës do të inagurohet më datë 18 qershor. "Investime të fuqishme do të realizohen në Shkodër e Shqipëri për ndërtimin e parqeve industrial ,pjesë të të cilëve do të jetë dhe parku industrial i Koplikut dhe të një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›